Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vet. vet. III (zakonisht me pjesëzën mohuese “s” ose “nuk” dhe me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor të r. dhanore). S’iu durua pa folur (pa pyetur). - S’më durohet sa ta shoh.
2. pës. e DURÓJ1,4,6. Nuk durohej dhembja. Nuk durohej vapa (të ftohtët). Nuk durohet robëria. Nuk durohej dot kur fliste në atë mënyrë. Hasmi ndër sy s’durohet. (fj. u.).
✱Sin.: pritet, honepset, gëlltitet, përtypet, hahet.
►GËLLTÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kaloj poshtë pështymën a një ushqim, përcillem, kapërdihem. Gëlltitu, mos e mbaj në gojë!
2. fig., vetv. Ngurroj të flas, bëj të flas dhe nuk e nxjerr fjalën nga goja. - Fol, pse gëlltitesh?
3. fig., njëvet. (zakonisht me mohim) Është e padurueshme, nuk mund të durohet, nuk mund të pranohet (një fyerje, një turp, një urdhër etj.). Nuk gëlltitet (ky turp, kjo fyerje).
4. pës. e GËLLTÍT.
✱Sin.: gëlltitem, kapërdihem, kapërcehem, përcillem, durohet, pranohet, mbahet, kapërdihet, honepset.
HÚDH/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Allium sativum) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë a aromë të fortë djegëse dhe përdoret si gjellë dhe si bimë mjekësore. Hudhër e njomë (e thatë). Kokë (thelb) hudhre. Një varg (një tufë) hudhrash. Shtypëse hudhrash. Gjellë (kos) me hudhër. Qëronte hudhra. Vjen erë hudhër.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme hudhrash. Hudhër e ariut (lat. Allium ursinum) bimë shumëvjeçare, me gjethe të gjera, të buta, vezake, me aromë të fortë, me lule bulbëzore, që rritet në pyje me lagështirë, si hudhra e egër. Hudhër e fushës (lat. Allium oleraceum) bimë me kërcell të gjelbër të çelët, me gjethe të ngushta, cilindrike ose gjysmë cilindrike, që e rrethojnë lule me kërcej të gjatë pa dhëmbë, që rritet si në toka të thata, ashtu edhe në livadhe dhe brigje të lumenjve. Hudhra e Napolit (lat. Allium neapolitanum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethe të sheshta, të gjata, të buta dhe aromatike, me lule të rrumbullakëta të bardha, të ndritshme,që kultivohet si bimë zbukuruese apo si barishte aromatike në kuzhinën mesdhetare; qepa e bardhë e Napolit. Hudhra dalmate (lat. Allium dalmaticum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethe të ngushta, të harkuara, shpesh dy gjethe kryesore që dalin nga baza, me lule me ngjyrë rozë deri në të purpurt të errët, në formë çadrash të dendura, me kërcej të fortë që rezistojnë për javë të tëra gjatë sezonit të nxehtë të verës. Hudhra e gjarprit (lat. Allium schoenoprasum) barishte shumëvjeçare, me aromë të butë të qepës, me lule tërheqëse bojë rozë, me gjethe shumë të holla, cilindrike, të gjelbra të ndezura; prasi kulmak. Hudhra gjethepërdredhur (lat. Allium obliquum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethe të sheshta, të gjata, të harkuara, të përdredhura, me kërcell të gjatë, me çadra sferike, me shumë lule të verdha në kërcej. Hudhra e malit (lat. Allium vineale) bimë shumëvjeçare, me gjethe të ngjashme me tuba të hollë, të zbrazët dhe të gjatë, me aromë të mprehtë; hudhra e vreshtave; qepa e vreshtave.
3. fig. keq. Njeri i lig, brutal dhe provokues. Hudhra hudhrën do. (fj. u.). I ligu të ligun do, (kur dikush ndikohet nga veprimet e këqija të dikujt tjetër, kur i shkon përshtat).
4. si ndajf. Shumë. Është hudhër i keq (i thartë, i egër).
♦ Është bërë për me hudhra (dikush) është dobësuar shumë; ka mbetur kockë e lëkurë; i numërohen brinjët (dikujt). *Bulmet hudhrash iron. (Flet) hudhër në kungull (dikush) shih (flet) kodra pas bregut (dikush). Nuk hahet as me hudhra shpërf. 1. (dikush). Është njeri shumë i keq; nuk durohet dot në çdo rrethanë, nuk honepset. 2. (diçka). Nuk besohet fare, është gjë e pabesueshme, nuk ta pranon arsyeja. Nuk hahet as me *spec e as me hudhër (diçka a dikush). E ka gojën hudhër (dikush) keq. thotë fjalë të këqija, përdor fjalë që të lëndojnë e të fyejnë. E ka për *lëngun e hudhrave (dikë) mospërf. Ngul *qepë e shkul hudhra (dikush) iron. Shtyp hudhra (dikush) keq. shih digj dru e hiq hi! iron. T’i shtypësh hudhra (në kokë) (dikujt) është njeri shumë i duruar, nuk nxjerr një fjalë nga goja edhe kur i bëjnë keq; e ka zemrën limë1 (dikush); rron (edhe) në rrasë të gjallë (dikush). (U zunë) për një kokërr hudhër u zunë për diçka shumë të vogël, për diçka që s’ia vlen; u grindën kot, për hiçgjë; (u zunë) për pesë para spec; (u zunë) për bishtin e dhelprës; e lagu s’e lagu (bishtin dhelpra); (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për mjekrën e qoses; (u zunë) për një lëkurë lepuri.
PAHONÉPSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk honepset a që nuk mund të honepset. Llafazan i pahonepsshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë