Fjalori

Rezultate në përkufizime për “homazh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDERIM

NDERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nderoj apo kur nderohem; kund. çnderim. Nderimi ushtarak. Nderimi me dorë (me kokë). Në shenjë nderimi. I përgjigjem nderimit. I bëj nderimin. Në nderim të etërve të tu. Nderim zyrtar.
2. Ndjenja e respektit dhe e vlerësimitlartë, që shfaqim për dikë a për diçka. Përkuletshenjë nderimithellë. Ata do të përkujtohen me nderim e respekt.
3. kryes. sh. Shfaqjet e jashtme, veprimet ose ceremonitë, që bëhen për të shprehur vlerësimin e lartë dhe respektin për cilësitë, për punën e veprimtarinë e dikujt. Po përcillej për në përjetësi me nderimet më të larta ushtarake. E pritën me nderimemëdha. I bënë nderimeposaçme. I bënë nderimet e fundit.
4. vet. sh. Përdoret si përshëndetje kur takohemi me dikë ose në fund të një letre, kryesisht zyrtare. Nderimet e mia. Me nderime, juaji...
Sin.: respektim, sajdi, begenisje, sajdisje, nder, respekt, homazh, idhujtari, adhurim, përshëndetje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.