Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hollohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DOBËSOHEM

DOBËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i dobët ose më i dobët krahasur me gjendjen e mëparshme; ligështohem; kund. forcohem, fuqizohem. U dobësua shumë gjatë sëmundjes. I është dobësuar zemra. I janë dobësuar sytë (veshët, nervat). Nuk u dobësuan bagëtitë këtë dimër. Dobësohet kujtesa.
2. vetv., vet. v. III Bëhet e hollë dhe e brishtë, mbetet e pazhvilluar ose fishket; hollohet (bima); kund. zhvillohet. Janë dobësuar nga ngrica (nga thatësira) bimët.
3. vetv., v. III Bëhet më e dobët, sa mezi shihet, shquhet a ndihet (drita ose zëri); ulet; kund. forcohet. Zëri i tij herë dobësohej, herë forcohej. Janë dobësuar ngjyrat (shkëlqimi). Është dobësuar ndriçimi.
4. fig., vetv., vet. v. III Ulet forca a gjallëria, pakësohet vrulli etj.; ulet; kund. forcohet. Dobësohen dallgët. Dobësohet era (rryma). Dobësohen rreshjet. Dobësohet forca (fuqia). Dobësohen sulmet. Dobësohen marrëdhëniet (lidhjet, bashkëpunimi). Nuk iu dobësua vullneti (vëmendja, dëshira, dashuria, kujdesi, besnikëria). Nuk iu dobësuan shpresat. Dobësohet shteti. Dobësohet ekonomia. Kur dobësohen sytë e ballit, forcohen sytë e mendjes. (fj. u.).
5. vetv., vet. v. III Bëhetpak i qëndrueshmëm në krahasim me çka qenë; kund. forcohet. Dobësohen themelet. Janë dobësuar ca shtylla (shkallët). Dobësohen muret mbajtëse.
6. gjuh., vetv., vet. v. III Rrëgjohet; mezi shqiptohet. Në të folur, fonemarr” ka prirjedobësohet.
7. pës. e DOBËSÓJ.
Sin.: ligem, ligështohem, hollohem, tretem, hiqem, fishkem, ulet, meket, tulatet, platitet, pakësohet, zbehet, rrëgjohem, rrëzohem, grymosem, prishem, shkoqem, thyhem, bëshnjakem.
është dobësuar *zemra.

FIJATEM

FIJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Dobësohem, ligem, hollohem. U fijat krejt nga hallet.
2. v. III Mbaron; shteron. U fijatën zahiretë.
Sin.: dobësohem, ligem, hollohem, mbaron, shteron.

HAJMITEM

HAJMÍT/EMI jovep., ~TA (u), ~ÚR vetv. Dobësohem; hajthem.
Sin.: dobësohem, ligështohem, hollohem, tretem.

HAJTHEM

HAJTH/ÉM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. Bëhem i hollë dhe i thatëtrup e në fytyrë; bëhem i hajthëm, dobësohem, hiqem, hollohem, tretem. Filloi të hajthej.
Sin.: dobësohem, tretem, hiqem, hollohem.

PETOHEM

►PET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Dobësohem shumë, tretem, bëhem petë. Ishte petuar djali nga ethet.
2. pës., vet. v. III e PETÓJ.
Sin.: hollohem, dobësohem, tretem, tëhollohem.

PREHALOHEM

►PREHAL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised., vetv. Dobësohem shumë, ligem, tretem e bëhem kockë e lëkurë.
Sin.: dobësohem, ligem, tretem, hollohem, hiqem.

THAHEM

THÁ/HEM jovep. ~VA (u), ~RË 1. vetv. ikën uji ose lagështia nga rrobat etj., më avullon lagështia, terem; kund. lagem, njomem. Thahem pranë zjarrit. Thahemdiell (në erë). U tha ajri. U tha toka. U thanë rrobat. Janë tharë mirë drutë (dërrasat).
2. vetv., vet. v. III I mbaron a i soset uji, nuk ka më ujë, shter. Këneta (lumi) u tha.
3. vetv., vet. v. III I del njomështia, i ikën lëngu; piqet shumë. U thanë pemët (perimet, fiqtë).
4. vetv., vet. v. III Humbet butësinë, bëhet i thatë. U tha buka. U tha duhani.
5. vetv., vet. v. III Përthahet. Iu tha lëkura. Iu thanë buzët. Iu tha fyti (gryka). U tha shumë. Iu thanë plagët i zunë kore, iu përthanë plagët.
6. bised., vetv. Nuk ka më qumësht, nuk jepqumësht; bëhet shterpë. Iu thanë gjinjtë. U thanë lopët.
7. vetv., vet. v. III Kthehetdiçka pa jetë, nuk ushqehet me gjak e nuk punon (një pjesë e trupit). Iu tha dora (këmba). U tha që në mes. I janë tharë këmbët e i janë bërë si shkopinj. Iu thaftë koka (dora)! mallk.
8. vetv., vet. v. III. Prishet, nuk jeton më, nuk prodhon më etj. (për bimët ose për pjesët e tyre). U thanë gjethet (degët, pemët). U thanë limonët.
9. vetv. Dobësohem shumë, tretem e hollohem, bëhem kockë e lëkurë. U tha fare nga sëmundja.
10. përf. Kam shumëftohtë, mërdhij shumë, mpihem. U thavaftohti. M'u thanë duart (këmbët, gishtërinjtë). M'u tha kurrizi (shpina, qafa). M'u thanë dhëmbët.
11. pës. e THAJ. Këneta u tha ngadënuarit e regjimit.
Sin.: terem, përthahet, shteret, shterpon, tretem, dobësohem.
M’u tha *barku bised. Pa u tharë *boja libr. T’u thafshin *brinjët! mallk. M’u tha (m’u poq) *buza (për diçka). M’u thanë *duart. T’u thaftë *dora! mallk. M’u tha *fyti (për diçka). M’u tha *gojaI (për diçka). M’u tha *gojaII. T’u thaftë goja! mallk. Si s’m’u tha *goja keq. M’u tha *gryka (për diçka). M’u tha *gurmazi (për diçka). Pa u tharë *gjaku (mirë). M’u tha *gjuha. T’u thaftë *gjuha! mallk. Si s’m’u tha *gjuha keq. Iu tha (iu zu) *gjuha (dikujt). M’u thanë *këmbët. T’u thafshin *këmbët! mallk. Si s’m’u thanë *këmbët! S’janë tharë *lotët. S’i thahet *luga (dikujt). Pa u tharë *pështyma. M’u tha *syri (për diçka). M’u thanë (më shterën, më shteruan) *sytë. Nuk i janë tharë *shkarpat (dikujt) iron. M’u tha *shpirti (zemra). I janë tharë (i kanë shterur) *trutë (dikujt) përb. Është tharë në *tym (dikush). M’u tha zemra (*shpirti). M’u tha *zorra bised.

TRASHEM

TRÁSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i trashë a më i trashë nga sa jam, i kapërcej përmasat, e rrit vëllimin; mbushemtrup, shëndoshem, vë dhjam; kund. hollohem. Është trashur nga trupi. Është trashur shumë. Misri trashet kur rritet. Iu trashën këmbët. I është trashur qafa. Sa vjen e po trashet.
2. vetv., vet. v. III Bëhet më i trashë (zakonisht për lëngjet kur ziejnë); kund. hollohet. Është trashur qumështi i bagëtive. U trash mushti (reçeli, salca). U trash gjella.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i shpeshtë dhe me copa a me grimca më të mëdha; dendësohet. U trash dëbora.
4. vetv., vet. v. III Bëhet më i ulët, bëhet më i trashë (për zërin); kund. hollohet. Iu trash zëri.
5. vetv., vet. v. III Topitet, mpihet, nuk pret mirë. Është trashur sëpata. U trash thika (brisku).
6. fig., bised., vetv., vet. v. III Forcohet, bëhet më i fortë a më i madh; bëhet më i rëndë, thellohet më tej, shtohet; e kalon masën e duhur a të lejueshme. U trash miqësia. U trashën punët. U trashënmetat (dobësitë). U trashën mosmarrëveshjet.
9. pës. e TRASH.
Sin.: shëndoshem, dhjamem, dhjamosem, topitet, mpihet, forcohet, rëndohet, thellohet, shtohet, hutohem.
Pa u trashur *filli. I është trashur *gjuha (dikujt) mospërf. I është trashur *koka (dikujt). I është trashur (i është rritur) *lafsha (dikujt) keq. I është trashur *lëkura (dikujt). I është trashur *mendja (dikujt). U trash *puna. I është trashur *qafa (zverku) (dikujt). I është trashur *truri (dikujt). I janë trashur (i janë rënduar) *veshët (dikujt). I është trashur zverku (*qafa) (dikujt).

TRETEM

TRÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonishtngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
2. vetv., vet. v. III Kthehetgjendjelëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami tretet shpejt.
3. vetv., vet. v. III Bluhet mirëstomak e hollohet për t’u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqimetreten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
4. vetv. Prishem; kalbem. U tretdhe.
5. vetv. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti, hiqem. Është tretur shumë. Është treturfytyrë. U tret si qiri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
6. fig., vetv., vet. v. III Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
7. vetv., vet. v. III Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. Hëna (dielli) u tret pas reve. U treterrësirë (në mjegull, në terr). Dritat treteshinmugëtirë (në largësi).
8. fig., vetv., vet. v. III Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M’u tret gjumi.
9. pës. e TRET.
Sin.: shkrin, prishem, kalbem, dobësohem, hiqem, hollohem, hahem, përthahem, terem, tukeqem, drobitem, këputem, leqendisem, ligem, ligështohem, lëkurem, fijohem, labërgohem, mbaroj, mbarohem, humb, largohet, ikën, zhduket.
Iu tret *dhjami (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.