Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HISTERÍK,~E mb. 1. mjek. Që ka të bëjë me histerinë dhe histerizmin; që vuan nga histeria, që është i sëmurë nga histeria; që ka shfaqje të histerizmit; që është karakteristikë për histerinë ose për atë që vuan nga histeria; që shpreh histeri. Njeri (i sëmurë) histerik. Grua histerike. Gjendje histerike. Britma (ulërima, të qeshura) histerike.
2. fig., keq. I shfrenuar, i papërmbajtur, i tërbuar; që është si në gjendje histerie. Propagandë histerike. Fushata histerike.
✱Sin.: i tërbuar, i papërmbajtur, i shfrenuar.
HISTERÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Të qenët histerik, gjendje histerie; shfaqje histerie. Histerizmat e muzikës. Krizë histerizmi. E kapi (e zuri) histerizmi. Qeshi (thirri) me histerizëm. Nxit histerizmin e luftës.
TËRBÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë sëmundja e tërbimit, i sëmurë nga tërbimi. Qen i tërbuar. Njeri i tërbuar.
2. I zemëruar aq shumë me dikë a me diçka sa nuk e përmban dot veten, që është bërë si i marrë nga inati, shumë i egërsuar. Armik (kundërshtar) i tërbuar. Hyri (erdhi) si i tërbuar.
3. fig. Që është i papërmbajtur në shfaqjen e dëshirave a të tekave; që sillet e vepron në mënyrë të papërmbajtur; i shfrenuar, i harbuar; i llastuar a i përkëdhelur tej masës. Fëmijë i tërbuar.
4. fig. Që lëviz a shpërthen me vrull e me forcë, që vërshon pa u përmbajtur, që lëshohet me rrëmbim; që ka dallgë të mëdha e të furishme. Erë e tërbuar. Tufan (murrlan) i tërbuar. Det (oqean) i tërbuar.
5. fig. Që është i përgjakshëm e shumë i ashpër; që bëhet pa mëshirë, i egër, mizor, barbar; që bëhet me tërbim. Luftë e tërbuar. Sulm i tërbuar. Fushatë (garë) e tërbuar. Terror i tërbuar.
✱Sin.: i ndërkryer, i trenuar, i çmendur, i shkalluar, i marrosur, i xhindosur, i papërmbajtur, histerik, i çartur, i harbuar, i harlisur, i shfrenuar, i azdisur, i llastuar, i përkëdhelur, i papërmbajtur, i vrullshëm, i përgjakshëm, gjakatar, barbar, i egër, mizor.
♦ *Ujë i tërbuar (i bekuar) shak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë