Fjalori

Rezultate në përkufizime për “histeri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HISTERI

HISTERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Sëmundje nervore te njerëzit shumëndjeshëm, që shfaqet me turbullimin e herëpashershëmgjendjes shpirtërore e mendore dhe shoqërohet me britma, me të qeshura, me dridhma, me lot etj. Çaste histerie. Krizë histerie. E kapi (e zuri) histeria. Qeshi si me histeri.
2. Inat i shfrenuar, tërbim i papërmbajtur. Flet (sillet) me histeri.
3. fig., keq. Veprimtari e ethshme dhe e shfrenuarzhvillohet në një fushëcaktuarjetës shoqërore, në luftën kundër dikujt etj. Histeria politike. Valë histerie. Nxitin (ndezin) histerinë e luftës.

HISTERIK

HISTERÍK,~E mb. 1. mjek. Që ka të bëjë me histerinë dhe histerizmin; që vuan nga histeria, që është i sëmurë nga histeria; që ka shfaqje të histerizmit; që është karakteristikë për histerinë ose për atë që vuan nga histeria; që shpreh histeri. Njeri (i sëmurë) histerik. Grua histerike. Gjendje histerike. Britma (ulërima, të qeshura) histerike.
2. fig., keq. I shfrenuar, i papërmbajtur, i tërbuar; që është si në gjendje histerie. Propagandë histerike. Fushata histerike.
Sin.: i tërbuar, i papërmbajtur, i shfrenuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.