Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hisop”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HISOP

HISÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Hyssopus officinalis) Bimë barishtore shumëvjeçare, e lashtë, që rritet spontanisht, me kërcell drunorbazë, degëdendura katërkëndëshe, shumë aromatike, me lule ngjyrë blu ose violë, që rritet mirëkodra, në toka gëlqerore, që është rezistente ndajftohtit dhe thatësirës; mendërz, mendër e butë.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme hisopi. Hisopi gjethehollë (lat. Hyssopus aristatus) bimë shumëvjeçare, me aromërafinuar, me gjethengushta, të gjata, zakonishtholla dhedendura, shpesh me lule me ngjyrë blu në vjollcë ose të kaltër, me kokëzgjatur, që rritetterrenethata, shkëmbore, të ekspozuara shumë ndaj diellit, në zonat mesdhetare. Hisopi majëmprehtë (lat. Hyssopus cuspidatus) bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe me majëmprehtë, më të theksuara, më të ngushta dhe me majë më të hollë sesa te shumë llojetjera të hisopit, me lule me ngjyrë vjollcë ose blu të lehtë, me aromë më të butë, që rritetterrenethata me diell, kryesisht në Azinë Qendrore. Hisopi buzëgjerë (lat. Hyssopus latilabiatus) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell zakonishtdrejtë, me ngjyrëgjelbër në të hirtë, jo shumë i degëzuar, me gjethengushta, të zgjatura, me majë deri dikumprehtë, me kurorë lulesh më të gjerë dhe më të sheshtë, me buzën e poshtmelules më të gjerë se te llojet e tjera, me aromë pakneutrale, që rritet zakonishtrajonekontinentale të Azisë Qendrore. Hisopi ambig (lat. Hyssopus ambiguus) bimë barishtore shumëvjeçare, me karakteristikangjashme mes hisopit tipik europian dhe llojeve aziatike, me gjethengushta dhegjata, por jo aq të holla, me lule me ngjyrë blu në vjollcë, por më të zbehta dhe me një formë pak më të lirshme, me aromë zakonisht më të butë, pa shumë shpërthime aromatike.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.