Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BEK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fet. I jap dikujt a diçkaje hirin e Perëndisë, zakonisht duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje; e bëj të shenjtëruar me anë të një riti, hirësoj. Bekonte njerëzit (bereqetin, bukën, ujin, shtëpinë). Bekoi martesën. Të më vësh atë kurorë, / Babai yt të ta bekojë. (folk.).
2. I uroj dikujt mbarësi e lumturi; i jap uratën; kund. mallkoj. Bekoi djalin. Bekoi shtëpinë. Bekoj ditën që linde. - Hajde, nënë më beko! (folk.).
3. I shpreh dikujt falënderimin; i jam mirënjohës dikujt a diçkaje, e lëvdoj me mirënjohje. Bekonte fatin (ditën). Brezi i ardhshëm do të bekojë ata bujq dhe mbjellës të mirë.
4. keq., iron. Shpreh miratimin për diçka të keqe; e nxit dikë për ta vijuar diçka më tej. Bekonte paudhësitë e tyre.
LARTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të lartë diçka, e ngre lart; e ngre a e rrit mbi të tjerët; kund. ul. Lartësoj murin (gardhin). E lartësoi temperaturën e djegies.
2. E vlerësoj shumë dikë, i jap vendin që i takon; vë në dukje vlerat e dikujt a të diçkaje, e ngre lart; e lavdëroj shumë. Lartësojnë vetitë (bëmat) e heroit. Lartëson figurën e gruas. E lartësojnë njerëzit përreth.
3. E bëj që të zhvillohet e të përparojë në diçka, ia rrit nivelin e dijeve e të formimit të përgjithshëm, e ngre; arsimoj; fisnikëroj. E lartëson nga ana profesionale. Puna e lartëson njeriun. (fj. u.).
✱Sin.: ngre, rris, madhëroj, nderoj, hirësoj, lartoj, lavdëroj, arsimoj, fisnikëroj, shpirtëzoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë