Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIPNOTIZÚES,~E mb. Që merret me hipnozën; që të hipnotizon; magjepsës. Zë hipnotizues. Fuqi hipnotizuese. Pamje hipnotizuese. Këngë hipnotizuese.
MAGJÉPSËS,~E mb. 1. Që ka fuqi magjike për të magjepsur dikë ose diçka; kund. çmagjepsës. Ata pinë ujë nga burimi magjepsës.
2. Që të mahnit, që të mrekullon, që të magjeps. Ujëvarë më magjepsëse nuk kishte parë ndonjëherë. Bukuri magjepsëse. Rrezet magjepsëse të hënës. Sy magjepsës. Zë magjepsës. Tregim magjepsës.
✱Sin.: mahnitës, i mrekullueshëm, joshës, hipnotizues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë