Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAKÚK,~U m., arb. Hipnozë; hipnotizim. E shoqja i vuri bakukun e hipnotizoi.
HIPNOTIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vë dikë në gjendje hipnotike; futja e dikujt në gjendje hipnotike përmes teknikave të caktuara. Hipnotizimi i njerëzve të sëmurë. Operacion me hipnotizim. E vë në gjumë me hipnotizim.
MAGJÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të qenët nën fuqitë magjike të dikujt; kund. çmagjepsje. Tani ishte shkëputur nga magjepsja.
2. Tërheqje shumë e madhe, joshje, mahnitje, magnetizim, hipnotizim; efekt joshës. Bukuria zgjon magjepsjen te njerëzit. Zhytuni në magjepsjet e plazhit.
✱Sin.: tërheqje, joshje, mahnitje, magnetizim, hipnotizim.
NGRAFIZÍM,~I m., libr. Hipnotizim, ngurosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë