Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TEMPERATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkallë e nxehtësisë që ka një trup ose një lëndë në një kohë të caktuar; shkallë e nxehtësisë së atmosferës në një vend dhe në një kohë të caktuar; nxehtësi a ftohtësi që kanë trupat si veti të tyre. Temperaturë e përshtatshme (e papërshtatshme) për banjë. Temperatura më e lartë (më e ulët, mesatare). Temperatura ditore (mujore, vjetore). Temperatura mesatare vjetore. Temperatura e ajrit (e tokës, e ujit, e trupit). Temperatura e ngrirjes (e avullimit, e flakërimit, e kalitjes, e ndezjes, e ngopjes, e ngurtësimit, e petëzimit, e pjekjes, e shkrirjes, e valimit, e vetëndezjes). Temperaturë kondensimi (ngurtësimi). Temperaturë shkrirjeje (ngrirjeje). Temperaturë e domosdoshme. Temperaturë mjedisi. Temperaturë pune. U ul (ra, u ngrit) temperatura. U qëndron temperaturave të larta (të ulëta). Ruaj në temperaturë të pandryshueshme. Temperatura e furrës. Temperatura shënon 25 gradë Celsius. Temperatura absolute (fiz.) shkallë nxehtësie, që merr si fillim a si zero temperaturën -273, 15 °C. Temperaturë kritike temperaturë që lidhet me një proces të rëndësishëm fizik a kimik.
2. mjek. Shkallë e ngrohtësisë së trupit të njeriut, sipas së cilës vlerësohet edhe gjendja shëndetësore e tij; të nxehtë që ka njeriu a kafsha kur sëmuret; zjarrmi, ethe; ndezulli. Temperaturë normale. I ka hipur (i ka rënë) temperatura. I është ngritur (i është ulur) temperatura. Ka temperaturë ka ethe. Është me temperaturë është me ethe. Temperaturë e lartë e trupit. I mati temperaturën me termometër. Ulje e temperaturës së trupit poshtë normales hipotermi. Ngritje e temperaturës së trupit mbi normalen hipertermi.
✱Sin.: nxehtësi, zjarrmi, ethe, ndezulli.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë