Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIPERBOLIKÍSHT ndajf. Me hiperbolë, në mënyrë hiperbolike.
HIPERBÓL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. let. Figurë letrare që ndërtohet mbi bazën e zmadhimit tej mase të qenieve, të sendeve, të dukurive etj., zakonisht nëpërmjet krahasimit, për të theksuar më shumë një mendim a një ide dhe për të bërë përshtypje më të madhe te lexuesi. Hiperbolë letrare. E shpreh me një hiperbolë.
2. libr. Zmadhim tej mase që i bëhet diçkaje. Flet me hiperbola.
LITÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT poet. Figurë letrare që zvogëlon përmasat e diçkaje për të krijuar një ndjesi më të butë, ironike ose të zhdërvjellët, duke thënë më pak për të nënkuptuar më shumë; kund. hiperbolë. Përdorimi i litotëve në poezi shpesh ndihmon në theksimin e kontrasteve dhe krijimin e efekteve ironike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë