Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
THËRR/ÉS (THËRRÁS) vep., ~ÍTA, ~ÍTUR dhe THÍRRA, THÍRRUR kal. 1. I flas dikujt me zë të lartë, zakonisht në emër, që të më përgjigjet, që të më vijë pranë etj.; i bërtas një kafshe me emër a me pasthirrma për ta grahur ose për ta ndjellë. I thirri vajzës (djalit). U thirri shokëve. I thirri fort. U thirri që larg.
2. E qortoj dikë me zë të lartë; e kërcënoj duke i bërtitur, i bërtas, i çirrem. Mjaft i thirre! Ç'i thërret ashtu! I thirra sa u lodha, po s'merr vesh ai.
3. I them dikujt vetë ose e lajmëroj nëpërmjet një tjetri që të vijë tek unë, e kërkoj që të vijë për një punë, për një mbledhje, për një bisedë etj., për stërvitje, e lajmëroj të vijë. E thirri drejtori. Të thërresin në telefon. E thirrën në Institut. E thirrën në stërvitje. E thirri në takim. E thirrën në mbledhje. E thirrën nën armë (në ushtri) e morën ushtar a për të shërbyer në ushtri.
4. Kërkoj prej dikujt të plotësojë një punë të rëndësishme, një detyrë të lartë etj., i bëj thirrje, e grish, jap kushtrimin për diçka. Na thërret atdheu. Na thërret detyra (puna). Thirri për luftë (për kryengritje). Thërret në kushtrim dikë jep kushtrimin për diçka.
5. E ftoj dikë, e grish. E thirrën në gosti (në dasmë). E thirri për drekë (për darkë).
6. E quaj me emër dikë a diçka, i drejtohem me emrin që ka, i vë emër, i them. Më thirr me emër! Si të thërresin?
7. jokal. I jap dikujt një urdhër a i kumtoj diçka me zë të lartë; flas me zë të lartë, bërtas, çirrem. Thirr më fort, se s'dëgjon! Mos thirr aq shumë! Thërret si në pyll. Kur flet, mos thirr! Mbeti gjithë ditën duke thirrur. Iu ngjir zëri duke thirrur.
8. jokal. Brohoras a shpreh me zë të lartë ndjenjat e mia; këndoj a qaj me zë të lartë. Ia thirri këngës (të qarit).
9. jokal. Nxjerr pasthirrma, lëshoj zëra të fortë, këlthas. Thirri nga dhembja (nga frika). Thirri në kupë të qiellit.
✱Sin.: bërtas, çirrem, ulërij, qaj, këlthas, klith, vikas, sokëllij, hingëllij, gërthas.
♦ *Përgjigjet pa e thirrur (dikush) keq. I thërras *arsyes. *Thirri të dëgjojë (dikush) thuhet për dikë që është shumë afër e është duke ardhur shpejt. I thirri *këmbës (dikush). I thërras *mendjes. I thirri *thoit (dikush).*Vetë thërret e vetë dëgjon (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë