Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIJEN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin. 1. kal. Hijesoj. Hijenon tokën (vendin). Hijenon detin.
2. jokal., vet. v. III Shëmbëllen a duket si hije, përhijon; kalon si hije. Hijenon natën.
3. jokal. Kaloj vapën në hije.
4. vet. v. III Mërzen (bagëtia). Hijenon bagëtia.
✱Sin.: hijesoj, errësoj, përhijon, mërzen, vapoj.
HIJES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj hije diçkaje, krijoj hije; errësoj. Hijesoi vendin. Hijesoj bimët. Hijesoj dritaren.
2. fig. I jap hije a bukuri dikujt a diçkaje; e zbukuroj. Hijesoj shtëpinë (dhomën, oborrin e shtëpisë). Hijesoj vendin.
✱Sin.: hijezoj, hijenoj, errësoj, mërzej, zbukuroj, hijeshoj.
HIJEZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Hijesoj dikë a diçka; e bëj me hije; mbuloj për të zënë dritën.
2. kal. Errësoj a bëj me hije një vizatim.
3. fig., kal. Errësoj diçka. Ia hijezoi të ardhmen dikujt. Fjalët e saj hidhëruese ia hijezuan pamjen.
4. jokal., vet. v. III Lëshon a bën hije diku. Zogu hijezon gjatë fluturimit.
✱Sin.: hijesoj, errësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë