Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HIJESH/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr pamje të hijshme, bëhem i hijshëm, zbukurohem. Hijeshohet dita-ditës. Është hijeshuar e zbukuruar.
2. pës., vet. v. III e HIJESHÓJ.
✱Sin.: zbukurohem, lezetohem.
LULËZÚAR (i, e) mb. 1. Që ka çelur lule; që ka nxjerrë lule (për bimët); kund. i çlulëzuar. Pemë e lulëzuar. Bli i lulëzuar.
2. Që është mbushur me lule e ka hijeshi. Fusha (livadhe) të lulëzuara. Kopsht i lulëzuar.
3. fig. Që është bërë i bukur, i hijeshuar, i zbukuruar. Jetë e lulëzuar. Ditë të lulëzuara. E ardhmja e lulëzuar.
4. Që i ka ikur mendja, që nuk është mirë mentalist. Atij djali mos ia zini për të madhe, ai është i lulëzuar nga mendja.
✱Sin.: i çelur, i shpërthyer, i hijeshuar, i lulëzueshëm, i hapur, i bukur, i zbukuruar, i zhvilluar, i përparuar, i çmendur.
PAHIJESHÚAR (i, e) mb. Që nuk është i hijeshuar; që nuk është hijeshuar, i pazbukuruar; kund. i hijeshuar.
ZBUKURÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë më i bukur me sende, stoli a mënyra të ndryshme; që është zbukuruar; i stolisur. Qytet i zbukuruar. Dhomë (sallë) e zbukuruar. Nuse e zbukuruar. Kapaku metalik i zbukuruar. Riprodhohet i zbukuruar artistikisht. Hark i zbukuruar me dy rozeta. Shirit i zbukuruar me gurë të çmuar. Jelek nusesh i zbukuruar me xhingla. Bredh i zbukuruar në mënyrë festive. N'ato oda t'zbukurueme, / Ka hy dhandri si azgan. (folk.).
2. Që është bërë me tërheqës, që është pasuruar me elemente më shprehëse, që është limuar e latuar; keq. tepër i stërholluar (për gjuhën, për stilin etj.). Gjuhë e zbukuruar. Poezi e zbukuruar. Ka stil të zbukuruar. Arti u bë më i rafinuar e më i zbukuruar.
3. fig. Që paraqitet në një pamje më të bukur nga ç'është, që zbukurohet qëllimisht për të fshehur të metat a gabimet që ka; i idealizuar. Gjendje e zbukuruar. Realitet i zbukuruar jashtë mase. E paraqiti të zbukuruar. Skena të zbukuruara. Ishte thjesht një mashtrim i zbukuruar.
✱Sin.: i stolisur, i hijeshuar, i lulëzuar, i rregulluar, i ndrequr, i nisur, i ujdisur, i goditur, i pispillosur, i ormisur, i teletisur, i bojatisur, i qëndisur, i idealizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë