Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hijëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HIJËZ

HÍJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hije e lehtë.
2. vjet. Çadër dielli, ombrellë.
2. fig., krahin. Ëndërr. Gjumë me hijëza. Pa një hijëz keqe.
Sin.: hije, çadër, ombrellë, ëndërr.

ËNDËRR

Ë́ND/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Pamjeshohimgjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë. Ëndërr e keqe (e frikshme, e llahtarshme, e çuditshme). Pashë një ëndërr. E pashëëndërr. Na mbytën ëndrrat. M’u shfaq (më doli, m’u ) në ëndërr. Si në ëndërr. Shpjegimi i ëndrrave.
2. Dëshirë e zjarrtë për diçkaduam të na plotësohet në të ardhmen. Ëndërr shekullore. Ëndrrat e rinisë. Ëndrrat e poetit. Thurën shumë ëndrra bashkë. Iu përmbushën (iu plotësuan) ëndrrat.
3. Diçka e krijuar nga përfytyrimet, nga imagjinata ose nga fantazia; dëshirë a synim që nuk mundplotësohet, diçka e ëndërruarkot, lodër e fantazisë; gjë e kotë, iluzion. Ëndrra me sy hapur (çelur, në mes të ditës, në diell) dëshirakota që nuk mundplotësohen asnjëherë. Rronte me ëndrra. Ajo ishte vetëm një ëndërr. Kjo ekziston vetëmëndrrat e tij.
Sin.: vegim, vegulli, përhitje, hijëz, ëndërrim, fantazi, imagjinatë, iluzion, utopi, fluturim.
Ëndrradiell ëndërrimekota, dëshira në erë, që nuk mundpërmbushen kurrë; gjërapabesueshme, gjepura; ëndrra me sy hapur. Ëndrrasirtar libr. dëshira që nuk plotësohen dot, që mbetenmbyllura e të fshehta për shumë kohë. Ëndrra me sy hapur dëshira e synimekota, jashtë çdo mundësie; përfytyrime ose sajesa me fantazi që nuk mundplotësohen asnjëherë; ëndërrimekota, iluzione; ëndrradiell; kështjella në erë (në ajër). As në ëndërr s’e kam parë (diçka) nuk e kam menduar kurrë një gjë të tillë; është një gjë e pabesueshme, është diçka e jashtëzakonshme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.