Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIDROFILÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Të qenët hidrofil; lagështidashës.
HIDROFÓB,~E mb., kim. Që e shtyn ujin, që nuk e pranon molekulën e ujit, që nuk laget nga uji, hidrofobik; kund. hidrofil.
PAMBÚK,~U m. 1. bot. (lat. Gossypium) Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta, me gjethe pëllëmbore që kthehen nga rrezet e diellit, me lule të mëdha e të verdha, e cila bën një boçe vezake me shumë fara të veshura me fije të gjata si push i bardhë. Ara me pambuk. Boçe pambuku. Farat e pambukut. Vaj pambuku vaj nga farat e kësaj bime. Bërsi pambuku bërsi nga farat e kësaj bime. Pambuk fijegjatë. Pambuk fijehollë. Pambuk fijetrashë. Pambuk hidrofil. Pambuk shumëvjeçar. Pambuk kirurgjik (obserbues).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pambuku: Pambuk i egër bimë barishtore, e ngjashme me pambukun, e cila rritet në toka të rënda të mbjella me bimë që prashiten dhe i dëmton këto. Pambuku amerikan (lat. Gossypium hirsutum) pambuku i kreshpët. Pambuku barishtor (lat. Gossypium herbaceu). Pambuku i Brazilit (lat. Gossypium brasiliense). Pambuku i egër (lat. Abutilon theophrasti, Gomphocarpus fruticosus) liri i Indisë. Pambuku egjiptian (lat. Gossypium barbadense). Pambuku kaçubor (lat. Gossypium neglectum). Pambuku kinez (lat. Gossypium arboretum). Pambuku lisnor (lat. Gossypium arboretum). Pambuku i kreshpët pambuku amerikan. Pambuk organik pambuk pa kimikat a i pamodifikuar gjenetikisht.
3. Tërësia e fijeve të bardha nga boçat e kësaj bime, që pastrohen nga farat dhe përdoren për të bërë penj, në mjekësi etj. Pambuk çeltik. Deng pambuku. Fije (penj) pambuku. Basmë (pëlhurë, batanije) pambuku. Çorape pambuku. Fustan (triko) pambuku. I vuri pambuk plagës.
4. Lëndë e ngurtë që punohet lehtë a që është në formë fijesh të holla. Pambuk guri (min.) asbest. Pambuk xhami (qelqi) (tek.) lëndë prej fijesh të holla xhami, që përdoren për veçim, lesh xhami.
♦ E bëri pambuk (dikë) shih ia zbuti kurrizin (dikujt). Shkel në pambuk (dikush) e ka punën fare të lehtë; jeton në rehati, jeta me të tregohet e butë. Të vret me pambuk (dikush) të bën ta kuptosh gabimin e të pendohesh me të butë, duke të qortuar lehtë e me të mirë ose duke ta sjellë fjalën larg e larg; të vret me pupël.
PËRTHÍTHËS,~E mb. Që ka aftësinë të thithë brenda vetes, thithës. Lëndë përthithëse. Vetitë përthithëse të pambukut hidrofil.
✱Sin.: thithës, absorbues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë