Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HETIMÓR,~E mb., drejt. Që ka të bëjë me hetimin e rrethanave në të cilat kryhet një vepër kriminale ose një kundërvajtje penale; që merret me hetimin e një vepre penale. Veprim (akt) hetimor. Pyetje hetimore. Procesi hetimor. Metodat hetimore. Komisioni (grupi) hetimor. Organet hetimore. Nga ana hetimore.
✱Sin.: vëzhgues, gjurmues, hulumtues.
INVESTIGATÍV,~E mb. 1. Që është i interesuar për të hetuar diçka; hetimor.
2. pub. Që kërkon intensivisht të nxjerrë në dritë sa më qartë keqpërdorimet, korrupsionin, dështimin e drejtësisë etj. Gazetari investigative. Emision investigativ.
KOMISIÓN,~II m. sh. ~E, ~ET zyrt. 1. Organ shtetëror e profesional i përbërë nga një numër i caktuar njerëzish të emëruar ose të zgjedhur, për të kryer detyra të posaçme (në parlament, në qeveri etj.). Komisioni i Venecias. Komision hetimor. Komisioni i ekonomisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Komisioni i zgjerimit të BE-së. Komisioni i rithemelimit të partisë. Komisioni evropian institucioni ekzekutiv dhe i pavarur në Bashkimin Evropian, i përbërë nga komisionerë për çdo shtet anëtar të këtij Bashkimi.
2. Organ i përkohshëm i përbërë nga mësues, pedagogë a profesorë në provimet e nxënësve, të studentëve të një universiteti a të një shkolle të lartë etj. Kryetar (anëtar) i komisionit. Komision kualifikimi.
MOSNGRÍTJ/E,~A f. Situatë në të cilën nuk e ngre diçka; pamundësi ose kundërshtim për të ngritur diçka; kund. ngritje. Mosngritja e komisionit hetimor.
PANDIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ndikueshëm; që nuk mund të ndikohet nga dikush a nga diçka; kund. i ndikueshëm. Komision hetimor i pandikueshëm.
RAPÓRT,~IІ m. sh. ~E, ~ET 1. Kumtim a parashtresë me shkrim që i bëhet një organi më të lartë a epror ose një përgjegjësi për plotësimin e një detyre, për një çështje ose për gjendjen e një pune; llogari që jepet për një punë a për një detyrë, raportim; relacion. Raport ditor (javor, vjetor). Raport i hollësishëm (i imët). Raport zyrtar. Raport hetimor. Raport me shkrim (me gojë). I bëri një raport. I paraqiti një raport.
2. Dëshmi me shkrim që i lëshohet një të sëmuri nga mjeku kur është i paaftë për punë. Raport mjekësor. Raport pushimi. I dha (i nxori) një raport. Marr raport. Është me raport (bised.) është me pushim për shkak të një sëmundjeje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë