Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hero”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIHERO

ANTIHERÓ,~I m. sh. ~NJ, ~NJTË let. Hero negativromanin klasik, që ka tipare shpeshkundërta me atë të një heroi apo që nuk përfaqëson vlera heroike, si guximi, ndershmëria, vetëmohimi etj.; personazhi qendror në një vepër letrare, filmike ose dramatike, që nuk i ka tiparet e heroit tradicional, kundërhero; kund. hero. Veçohej antiheroi i dramës. Antiheroi i romanit la mbresa te lexuesi. Ai ështëshumë se një antihero.

APOTEOZË

APOTEÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Rit në Greqinë dhe në Romën e vjetër, me të cilin nderonin si perëndi një hero, një perandor etj.; madhërim i një heroi derihyjni. Apoteozë hyjnore. Dashuria si apoteozë.
2. fig., libr. Lavdërimi i një njeriu, i një ngjarjeje etj. tejlavdërim, madhërim. Apoteozë poetike. Apoteoza e trimërisë (e qëndresës). Apoteozë e ditës.
Sin.: adhurim, lavdërim, lartësim, lartim, madhërim, madhështim, tejlavdërim.

ARTË

ÁRTË (i, e) mb. 1.është bërë prej ari ose që është larë me ar; që është punuar ose qëndisur me fije ari, i florinjtë. Unazë e artë. Monedhë e artë. Medalje e artë. Orë e artë. Zinxhir i artë. Jelek i artë. Dhëmb i artë. Ylli i artë yllijepet për titullinHero i Popullit”.
2. Që ka ngjyrën e arit, i verdhë, shkëlqyes. Flokëartë. Grurë i artë. Rrezearta.
3. fig. Që ka vleramëdha, që ka veti a aftësiçmueshme. Zemër e artë. Ka duararta. Fjalëarta shprehje, porosi a këshillëpërmban një të vërtetë me vlerë.
*Çelës i artë libr. *Epoka e artë libr. *Fjalë e artë (ari). *Fond i artë libr. Ka *duararta (dikush). I ka duartarta (dikush) është i aftë e i përsosurpunë; ka duararta; i ka duart flori; i bëhet balta flori. Ka *zemërartë (dikush). E ka zemrënartë (dikush) është shumë i mirë, është zemërgjerë, i dashur dhe i drejtë; ka zemërartë; e ka zemrën flori. *E mesmja e artë libr. *Viç i artë libr.

BASHKËPROTAGONIST

BASHKËPROTAGONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. let. Ai që bashkë me një tjetër është personazh kryesor a hero i një vepre.
2. kinem., teatër. Aktorbashkë me një tjetër luan rolin kryesor në një pjesë teatrore ose në një film.

BIE

BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshëstyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Biefund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lërebjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, biehundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bieshtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Biefle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihemfle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirështrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihetflejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështjedrejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në kryedetyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra kokagjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësiafushë ose nga fshatiqytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallëposhtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënëmësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marrtatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtëshkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj derifund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u ) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundimemëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt).ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashëkurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush).ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashëshpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerëtokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).

BROHORIT

BROHORÍT (BROHORÍS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Thërres e përplas duartshenjë miratimi a gëzimi për diçka ose për dikë. E brohoritën si hero. Brohoritën për kombëtaren. Brohoriste pa pushim. Turma brohoriste me sa kishtekokë.
2. kal. Përshëndet e miratoj me brohoritje dhe me duartrokitje një njerishquar; përshëndet e miratoj me gëzim një ngjarjemadhe, një vendim me rëndësi etj. (edhe fig.). Populli brohoriti me gëzim shpalljen e Republikës.

BËHEM

/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; fillojjem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tiparetjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U vendi gropë (breg, rrafsh). U qumështi hirrë. U dhëndër (nuse). U nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U brumë. U lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumëfytyrë. U lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U gogol (bubë). U pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U simbol (flamur). U shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U vegël e dikujt. U finjë toka u varfërua. U varr për dikë. Iu barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu qafa palë-palë. M'u goja helm (pleh, shkrumb). Iu jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersambetet i ngulitur përjetë mbi fytyrëdheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhimmbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshëcaktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U burrë (plak). M'u mjekra. Iu djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u burrë. U gruri për të korrur. Iu vajza për martesë (për nuse). U kali për shalë. U djali për shkollë. U demi për zgjedhë. U buka për të hedhurfurrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftëbëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U dreka (darka). U kafeja. U shtëpia. Detyra u . Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçkatrup etj.; më del, më kthehetdiçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U një vrimë e madhe. U rrugë (shteg). U një vijë. U gropë. Iu koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu një gungë (një plagë). Iu lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrëcaktuar. U një mbledhje. Ndeshja nuk u . Sot nuk u mësim. U dasmë e madhe. U konferenca (kongresi). U një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u . U luftë (kasaphanë). - Ç'u me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vijgjendje shpirtërore a shëndetësorecaktuar. U i lumtur (i pakënaqur). U me inat (me qejf). U helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U keq u sëmur rëndë. U mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehetpronëdikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U shkrimtar (piktor, muzikant). U mjek (inxhinier). U Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U kryetar (drejtor, deputet). U dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyjmarrëdhënie a në lidhje me të; pajtohemmendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U aleat. Bëhem me të. U kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhëniemira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U me baltë (me pluhur, me bojë). U me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohetfamilje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U me shtëpi. U me dru për dimër. U me orë (me biçikletë). U me nuse (me grua). U me djalë (me çupë, me fëmijë). U me nip (me mbesë). U me prindër (me baba, me nënë). U me vëlla (me motër). U me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U një jetë e tërë. U bënë ditët. U koha për t'u nisur. U vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meritonpërfillet. - U dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U dhe koka e tij! - U vezamësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. bëhet sikur... Më bëhetëndërr. M'u si im vëlla. M'u fytyra e nënës para syve. M’u siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. del emri për diçkakeqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U me fjalë (me llafe). U me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasicaktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemibashku. Bëhemi tetë vetashtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoqbëhej paklarg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhetngrihem. S'më bëhetiki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhetlexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U ditë (natë). Bëhet mëngjes. U vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U thatësirë (lagështi). U mjegull. U errësirë (dritë). U qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimevefoljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
U bëra *akull. M’u *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu *bajgë (dikujt) bised. U *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U *baltë (dikush). Iu *baltë (dikujt). U *barut. M’u *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u (më ra) *bela (dikush).bëhet ç’të bëhet! lendodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njërabëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftëbëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U *bërnut (diçka). U *bërsi (dikush a diçka). U *bërryl (dikush). U bëra *bic. U *bilbil (dikush). U *bishë (dikush). U *bisht (i dikujt). U *bishtajë (diçka/dikush). U *blozë (dikush a diçka). U *bllok (me dikë) libr. U *bojë (dikush). U (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu *brashnjë (dikujt) krahin. U *brez (dikush). U *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu *burg (jeta). Bëhem *burrë. U *byk (dikush a diçka). U *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U *cingaridhe (dikush) krahin. U cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U *cironkë (dikush). *Copëbëhet! U *cung (dikush). U *çeço (dikush). U *çengel (dikush). M’u *çiban (dikush) keq. M’u *çimkë (dikush). U *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U *def (dikush) keq. U *dele (dikush). U bëra *derr. M’u *derr (dikush a diçka). U *det. U *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). është bërë *dregëz (dikush). U *dru (dikush a diçka). U *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U *dërrasë (dhogë) (dikush). U dhogë (*dërrasë) (dikush). U *erë (dikush). U *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). bëhet *fat (diçka). M’u *ferrë (dikush) përb. U *feta (dikush a diçka). U *fërtele (dikush a diçka). U *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U *fuçi (dikush). U fushë (dikush). U *furtunë (dikush). U *fyell (dikush). U *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U *gërmadhë (dikush a diçka). U *gisht (dikush). U *gogël (dikush). U *gogol (dikush a diçka). U *gorricë (dikush) bised. M’u *gorricë. U *grep (dikush). M’u *grep (dikush). U (një) *grusht (u sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U (mori) *hamull (dikush). U *han (diku). U *haram (dikush). M’u *harrje (dikush) përb. M’u *havale (dikush a diçka). U për *hekura (dikush). U *hell (dikush). U *hije (dikush). Iu *hije (dikujt). U *hirrë (diçka). U *histori (diçka). U *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U *kaçak (dikush). U *kaçamak. U bëra *kaçup. U *kala (një vend). U *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U *karabojë (dikush). U *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu *këpucë (dikujt). M’u këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu *kësmet (dikujt) vjet. S’u *kiameti! *Kiametibëhet! U *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u (më doli) *kripë (diçka). U *labot (dikush) krahin. U *lakër (diçka a dikush). U *laskar (dikush) krahin. U *leckë (rreckë) (dikush). Iu *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U *legjendë (diçka) libr. Iu *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U litar (*tërkuzë) (diçka). U *livadh (dikush). U *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U *lule (dikush). U *lumë (dikush). U për *lumë (dikush a diçka). U *lundër (dikush). U *llucë (dikush). U *llum (dikush a diçka). U *mashë (e dikujt) keq. M’u *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu *mish (dikujt). M’u *molë (dikush). M’u *morr (dikush) përb. bised. S’u *nami! mospërf. U *narden (dikush) keq. U *nuse (dikush). M’u *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njërabëhet! Bëhem *njësh (një). Iu *ombrellë (dikujt). Iu *opingë (dikujt). U *paçavure (dikush). M’u (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U *pazar (diku). U *pe (dikush a diçka). U *pelte (diçka). U *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U *petë (diçka a dikush). U *përshesh (diçka). U *përrallë (diçka a dikush). U *përrua (dikush). U (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U *pre (dikush). U *pulë (dikush) mospërf. M’u *pullë (dikush) përb. Nuk është *punëbëhet (diçka). U *pus. bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U *qengj (dikush). U *qime (dikush). U *qiqër (dikush). U *qiri (dikush). U *qojle (dikush) tall. U për (në) *qoshe (dikush). U *qull (dikush a diçka). U *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U *re (dikush). U *retra (diçka). M’u *retër (dikush). U rreckë (*leckë) (dikush). M’u *rrëfanë (dikush) përb. M’u *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u *rrodhe (dikush) përb. U *rrogoz (diçka a dikush). U *rrugë (udhë) (për diçka). U udhë (*rrugë) (për diçka). U *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U *spec (piper) (dikush). U *sterrë (dikush). U *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). bëhet *shkarpë (diçka). U *shkop (dikush). U për *shkop (dikush). U *shoshë (diçka). U *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U *shuk (dikush). M’u *shushunjë (dikush) përb. U *tapë (dikush). U për *tellall (dikush). U *tërkuzë (litar) (diçka). U *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U *trokë (diçka a dikush). U *trung (dikush). U *tufan (dikush). U *turrë (dikush). U *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u (diçka). U *theror (dikush). U *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U *thumb (dikush). U udhë (*rrugë) (për diçka). U *ujë (dikush). U *ujk (dikush). M’u *ujk (dikush a diçka). U *uthull (dikush). U *vaj. U *vakëf (diku). Bëhet *varr. U *vegël (e dikujt). Iu *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U *veri (dikush). U (doli) më *vete (dikush). U *vezë (dikush). U për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U *xhind (dikush). M’u *zorrë (dikush) përb. vulg. U *zhele (dikush). U *zhur (diçka).

DESEMANTIZOHET

DESEMANTIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR gjuh., vet. v. III 1. vetv. Shkuptimësohet. Kuptimi desemantizohet me kalimin e kohës. Fjala hero është desemantizuar nga përdorimi i tepërt në diskursin mediatik.
2. pës. e DESEMANTIZÓJ.

DONZHUAN

DONZHUÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr., keq. 1. Burrë a djalë i dhënë pas aventurave të dashurisë dhe pas qejfeve; ai që u vjen rrotull grave; gruar (sipas emrit të Don Zhuanit, hero i disa veprave letrare spanjolle etj.). Ishte një donzhuan fanatik. fshat e mbanin si donzhuan. Pakëz donzhuanë e pakëz donkishotë.
2. si mb. Sipas kuptimitemrit. Djalë donzhuan. Njeri donzhuan.

FLIJUES
HEROIZIM

HEROIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Shndërrimihero i dikujt; trimërim.

HEROIZOJ

HEROIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Shndërroj dikëhero; trimëroj.

HESHTUR
HIMNIZUAR
KRESHNIK
KRESHNIK

KRESHNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. folk. Hero legjendar i epikës shqiptare; personazh i legjendave popullore, që përfytyrohet si një gjigant, me trupmadh e të fuqishëm, i cili kryen vepra trimërie e fisnikërie.
2. edhe fig., lart. Trim i madh dhe i shquar; fatos.
Sin.: hero, fatos.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.