Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SEKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Grup i vogël besimtarësh me një dogmë të veçantë, që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj. Sektet fetare. Sekti bektashian. Sekte heretike. Morën pjesë anëtarët e sektit. Ndahet në sekte.
2. fig. Grup që del me pikëpamje të ndryshme nga ato që ka një organizatë politike më e gjerë; grup i ngushtë e i mbyllur personash me interesa të veçanta dhe i shkëputur nga masat. Sekt i mbyllur. U identifikuan anëtarët e sektit të anarkistëve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë