Fjalori

Rezultate në përkufizime për “herës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AFIDAVIT
ANTIPTOZË

ANTIPTÓZ/Ë,~A f., let., stil. Figurë stilistikepërftohet me këmbimin e një rase me një rasë tjetër, në shumtën e herës për shkaqe metrike; zëvendësimi i një trajte morfologjike me një tjetër sipas afërsisë ose ngjashmërisë.

BESUAR

BESÚAR,~A (e) f. sh. ~A (të), ~AT (të) 1. Ajogëzon besimin e plotëdikujt; besnike. Lajmëtarja dhe e besuara e Herës.
2. Ajoështë ngarkuarveprojë me fuqiplotaemërdikujt. Detyrat përcilleshin nga e besuara e tij.

HERË

HÉR/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. vet. nj. Kohë kur ndodh diçka. Një copë here ca kohë. Më të shumtën e herës. Një herë tjetër. Tjetër herë. Në drekë herëkohën e drekës. S’ka ardhur hera. S’ështëheravajtoni.
2. Copë kohe e vetme kur ndodh diçka e njëjtë me ngjarjet e tjera; pjesë kohe e barabartë me pjesëtjera dhe e marrë si njësi matjeje për të treguar përsëritjen a radhën e diçkaje; rast, ngjarje a diçka tjetërpërsëritet kohë me kohë (zakonisht me numërorë, me përemrapakufishëm ose me ndajfolje sasie). Hera e parë (e dytë, e fundit). Për të fundit herë. Këtë herë. Kësaj here. Një herë tjetër. Herën e fundit. Herën tjetër (e ardhshme). Çdo herë. Të vetmen herë. Më të shumtën e herëve. Një herë, dy herë, tri herë... Disa (shumë, mjaft) herë. Shpesh herë. Më shumë se një herë. Rrallë herë. Sa e sa herë shumë herë. Një herë e përgjithmonë përfundimisht, në mënyrë përfundimtare. Një herë e mirë pa i lënë gjë mangët; në mënyrëprerë. Ndryshe nga herët e tjera. As këtë herë, as atë herë. Një herëjavë. Dy herëmuaj. Katër herë në vit. Çdo dy herë. Çdo herë që... Sa herë që... Më bie hera kam rast. Më zë hera rastis. E solli hera. Na mblodhi hera. Erdhi vetëm një herë. Bëje (thuaje) edhe një herë! përsërite! Ia kam thënë njëqind (një mijë) herë. Sa herëduash. Mjafton (del) për katër herë. Matu shtatë herë dhe fol një herë. (fj u.).
3. Përdoretbashku me numërorë për të shënuar shkallën a madhësinë e diçkaje, si njësi shumësie ose ndarjeje. Edhe një herëshumë. Dhjetë herëpak. Pagoi dy herë pagoi dyfish. Sa herë është më i madh (më i vogël?). Dy herë dy bëjnë katër (mat.).
4. vjet. Stinë. Herë e këndshme. Herë e bukur. Herët e motit. Hera e luleve.
Sin.: kohë, rast, radhë, stinë.
U bëra edhe një herë *aq (kaq). Ka rënë (shumë herë) nga *kali (dikush). Herë pas here periudha pak a shumëlargëta e jo rregullisht; kohë kohë (kohë pas kohe); kur e kur. Një herë në *hënë. Një herë e mirë përgjithmonë, përfundimisht; përgjithnjë (për diçkambyllet a përfundon krejt). Mat shtatë herë e pret një herë (dikush) i mendon mirë gjërat, nuk ngutet, i peshon si duhet e pastaj vepron, matet mirë para se t’ia hyjë diçkaje. *Mend për tjetër herë. *Puna e herës euf. *Puna e hënës euf. E skuq të *verdhën e vezës dy herë (dikush) keq. zuri hera qëlloi, rastisi, ndodhi.

KOTEM

KÓT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Dremit duke ndenjur dhevaret koka hera-herës; përgjumem. Po kotej në karrige.
2. vetv. Bredh a shëtit kot, vetëm për të kaluar kohën.
3. pës. e KOT.
Sin.: dremit, kolovatem, përgjumem.

MPREHTË

MPRÉHT/Ë,~I (i) m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT (të) Njeri i mprehtë.mprehtët e kuptuan qyshkryeherës. Të mprehtët kurorëzohen me dije.

MËZORE

MËZÓRE mb. f. Që e mban viçinpijëshumë se një vit, pasi nuk është mbarsur më; që e mban qumështin thuajse një vit derisapjellë herës tjetër. Lopë mëzore.

PARI

PÁRI (së) ndajf. 1. fillim, në kryeherës; nga fillimi; për herëparë. Nuk e pa që së pari. E bëj për së pari e bëj edhe një herë nga fillimi, e ribëj. E ka së pari e ka për herëparë.
2.radhëparë, paragjithash. Ta njohë mirëpari, pastaj ta vendosë. Kjo duhet bërëpari.
3. si pj. Përdoret për të shënuar pikën ose çështjen e parëpërmendim me gojë a me shkrim. pari...; së dyti...
Sin.: e para, fillimisht, sefte, njëherë, pikësëpari, njëherë.

PARËHERSHËM

PARËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. është i hershëm, që është i herësparë. Frikë e parëhershme.

PUNË

PÚN/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Veprimtari e dobishmekryen njeriu, duke përdorur forcën e vet të krahut e të mendjes dhe vegla e mjetendryshme, për të shndërruar natyrën sipas nevojaveveta, për të prodhuarmira materiale, për të krijuar vlera shpirtërore a për një qëllim tjetërvetëdijshëm; veprimtari e ndërgjegjshme prodhuese, krijuese, organizuese etj. e njeriut ose e shoqërisë dhe mënyra si kryhet kjo. Ndarja e punës (hist.). Në marrëdhënie pune. Ndjenja (edukata) e punës. Puna hap (sjell) punën po punove, të dalin patjetër edhe punëtjera. Pa punë s’ka gunë. (fj. u.). Punën e sotme mos e lër për nesër. (fj. u.). Kalin e njeh barra, burrin e njeh puna. (fj. u.). Puna e kaut nuk ka duk, por ka bukë. (fj. u.). Pushka, sa ka grykën, aq t’i bie punët ngushtë. (fj. u.). Fjalët e mëdha - punët e vogla. (fj. u.). Bujë shumë e pak punë. (fj. u.). Punamëson vetë. (fj. u.). Sa të mendohet i mençmi, budallai ka mbaruar punë. (fj. u.). T’i gjesh punës njeriun e jo njeriut punë! (fj. u.).
2. Lloji i veprimtarisë a detyrakryen çdo ditë një njeri ose një grup njerëzishindustri, në bujqësi, në shkencë a në një fushë tjetër; lloji i shërbimit që i bëhet diçkaje; mjeshtëri, zanat, profesion. Frytet e punës. Rendimentipunë. Këngët (vallet) e punës. Paaftësi e përkohshmepunë. Aksident punë. I ngarkuari me punë (dipl.). Zuri (gjeti) punë. E ka punëngjak. Fjalë pak e punë shumë. Fjala fjalë e puna punë! nuk duhen ndarë fjalët nga veprat, atë që thua duhet ta bësh. Puna e mbarë! (ur.). S’i ka duk (grat) puna nuk ka ndonjë dobi nga puna e tij, i shkon puna kot. I rri punës mbi kokë (mbi krye) kujdeset shumë për punën a për një çështjeduhet zgjidhur, nuk i ndahet. S’i bën bisht punës. I shtie hile punës dikush punon me hile.
3. bised. Vendi (ndërmarrja, institucioni etj.) ku punon dikush. E mori djalin (vajzën, bashkëshorten) në punën e vet. Ku ke punën, shtro (edhe) gunën. (fj. u.).
4. Kolektivi ku punon dikush. Shokët e punës. I erdhën ata të punës.
5. Diçkaduhet bërë a duhet zgjidhur, që na shqetëson etj.; çështje; hall. Punë boshe. Punë fëmijësh (tall.). Ia mbaroi punën (dikujt) e ndihmoi për diçka. Si do të vejë kjo punë? E ndan (e këput, e pret) punën (dikush) i ka gjëratqarta e të prera, nuk i zvarrit punët. I bie punës prapa e ndjek një çështje derisazgjidhet. S’të mbaron punë s’ta kryen një kërkesë, një porosi etj., s’të bën gjë. I ka punëtvijë (për fije) i ka punët fare mirë, i vete mbarë. E ka shkrehur atë punë nuk mendon a nuk shqetësohet më për diçka, ka hequr dorë. Nuk është puna ime. Nuk (më) pret puna duhetmbarohet, të zgjidhet etj. menjëherë. Si qëndron puna? Na hapi punë. T’i vëmë kapak kësaj pune! ta mbyllim këtë çështje. I lë punët varur (dikush) i zgjat e nuk i zgjidh. S’më shpie (s’më çon) puna atje s’kambëj me dikë a me diçka. Ua prishi punët u hapi telashe, i pengoi. S’u nisëm dot për punë përmbytjeve.
6. bised. Shkak, arsye. Punë e pa punë me arsye e pa arsye, me shkak e pa shkak. Kësaj i thonë (kjo është) punë e pa punëbësh punë pa nevojë e pa dobi, t’i hapësh vetes punë kot.
7. Lëvizjabën e veprimtariakryen një organ, një organizëm, një aparat, një mjet etj. Puna e zemrës (e stomakut, e veshkave). Puna e orës (e motorit, e makinës). Puna e muskujvekrahëve. Regjimi i punës (së një makine) (mek.). E vë makinënpunë. E bëri gati për punë. Punë pa zhurmë.
8. Fryti i veprimtarisë prodhuese me cilësitë dhe vlerat e tij të tjera, ajoarrinbëjë dikush gjatë procesitprodhimit; sendi, vegla etj. që prodhon punëtori a punonjësi; rezultati i veprimtarisëdikujt; punim. Punë shkencore. Punë e mirë. Punë vjetore (diplome, doktorate). Punë me vlerë. Cilësia (sasia) e punës. I mati punën. Nxori punëpastër. I mori punëndorëzim. Kishte marrë edhe punën me vete.
9. fiz. Rezultati i veprimit të një force mbi një trup, e cila e zhvendos trupin në një drejtimcaktuar dhe shoqërohet me harxhim energjie. Punë mekanike. Njësitë e punës. Formula e punës. Treguesit e punës. Pa forcë nuk mundbëhet punë. Harxhohet punë.
10. Gjendja, rrethanat në të cilat ndodhet dikush lidhur me diçka. E ka punën pisk (keq, mirë). Nuk i kanë punët mirë.
11. Gjendja e marrëdhënievedikujt me dikë. E ka punën grurë me dikë.
12. bised. Rasti. Me që ra puna. Ra puna kështu. Puna e solli që... Më ka rënë punadëgjoj. Puna e nxori në një fshat.
13. bised. Diçka e ngjashme me një send, lloj, farë. I ra si një punë damllaje. U duk një punë mize.
14. Gjymtyrë e disa emërtimevepathjeshta eufemizma për epilepsinë. Ajo punë sëmundja e tokës, epilepsia. Puna e herës sëmundja e tokës, epilepsia. Puna e hënës sëmundja e tokës, epilepsia. Puna e truallit sëmundja e tokës, epilepsia.
Sin.: veprimtari, profesion, mjeshtëri, zanat, çështje, dava, mesele, punim, funksion, funksionim, shërbim, veprim, vepër, punësi, rast, arsye, lloj, vend, detyrë, shërbesë, problem, telash, barrë, hall, havale, rrethanë, gjë, shkak, lëvizje, fryt, gjendje, farë.
bën punë (të madhe) (dikush a diçka) të ndihmon shumë, të zgjidh një hallmadh, të lehtëson shumë; jep dorë; kund. prish punë. Si ta bjerë puna si të vijë, si të ndodhë; sipas rrethanave; me të parë e me të bërë. *Djall o punë! bised. Ma do puna jam i detyruarveproj a të sillemkëtë mënyrë, s’mundbëj ndryshe; është e domosdoshme, duhet; ashtu duhet. *Fjalëëmbla e punëtharta. Flet puna vetë është diçkaduket qartë, s’është e nevojshme që të jepen shpjegime a sqarime. Sa për t’u gjendur (Kola) në punë iron. sa për t’u dukur që po merret me diçka, sa për të thënë që po punon, por që s’bën gjë. Nuk e ha punën (dikush) nuk është i zoti, është dembel. hapi punë (dikush a diçka) më solli telashe a vështirësipaparashikuara, më krijoi kokëçarje e ngatërresareja; ma bëri më të vështirë a më të gjatë sesa prisja; hap (nxjerr) avaze (dikush). S’më hynpunë (diçka). 1. S’më nevojitet, s’më vlen për ndonjë gjë, nuk më duhet. 2. S’më intereson, nuk dua t’ia di; s’është puna ime, nuk më takon mua. Nuk është punëbëhet (diçka) është e pamundur, nuk bëhet; nuk mund ta pranoj diçka. (Është) punë e madhe (dikush a diçka) është shumë i mirë, të kënaq; është bukuri fare; për bukuri, për mrekulli, si s’ka më mirë; s’ka të sharë; s’ke ç’i thua (dikujt a diçkaje). *Kafshë pune (barre) keq. I ka punët *pus (dikush). *Kryet e punës. Të mbaron punë (dikush) të bën çdo gjë, ta plotëson një kërkesë, një lutje etj.; është i aftë e të ndihmon me dëshirë, ta kryen me siguri një porosi. Ndryshon puna është tjetër gjë; është çështjeduhet parë a duhet trajtuar ndryshe; del ndryshe diçka, nuk e kisha kuptuar kështu. *E para e punës. Nuk më pret puna nuk kam kohë, ngutem, nxitoj; nuk kam mundësi. prish punë (dikush a diçka) të pengon a të bën dëm, të hap telashe, ta vështirëson diçka; kund. bën punë (të madhe). S’prish punë! s’ka gjë, s’ka rëndësi; s’ka gajle. M’u prish puna! iron. nuk ka rëndësi për mua, s’bëhem merak, s’më bëhet vonë; aq më bën!; punë e madhe (fort)! mospërf.; nuk më prishet gjiza bised. Punë boshe fjalë a veprimekota; gjepura; diçka që s’e vlenmerresh me të. Punë ditësh shumë shpejt, në një afatshkurtër; çështje ditësh. Punë dreqi! bised. çështje shumë e ngatërruar; telash i madh, sa s’di ç’të bësh; ngatërresë. Puna e herës euf. sëmundja e tokës, epilepsia; puna e hënës; puna e truallit. Puna e hënës euf. sëmundja e tokës, epilepsia; puna e herës; puna e truallit. Punë e madhe fort! iron. nuk ka gjë, nuk prish punë; nuk merakosem fare, nuk më bëhet vonë, nuk e çaj kokën fare; aq më bën!; m’u prish puna! iron.; nuk më prishet gjiza! bised.; batall i madh (fort)! iron.; hata e madhe fort! iron.; s’u nami. Punë muti vulg. gjë e ngatërruar dhe e lodhshme, diçkakërkon mund e të sjell telashe. Punë me spec diçkanxjerr vështirësi e kokëçarjepapritura; diçka e mprehtë me pasojarrezikshme. Puna e truallit euf. sëmundja e tokës, epilepsia; puna e herës; puna e hënës. I qan punadorë (dikujt) është shumë i ngathët e i plogët, s’është i zoti; e zvarrit punën. Qan puna për të zotin çdo punë kërkon njeriun e përshtatshëm (sidomos kur dikush është i paaftë e nuk e përballon dot një punë a një detyrë). U pa puna çdo gjë mbaroi, s’kam ç’bëj unë, jam i detyruarveproj kështu, s’ka rrugë tjetër. Një *rrugë (një udhë) e dy punë. Shkoipunën e tij (e saj) (dikush) euf. vdiq (për një njeri shumëmoshuar); fle gjumin e fundit; i lau hallet; iu këput peri (dikujt). Shih punën e jo gunën vlerësoje dikë sipas vlerave që ka a sipas vepravebën dhe jo sipas dukjes a sipas fjalëvethotë, çmoji veprat e jo fjalët; shih drithin e jo thesin. Sheh puna punën si të vijë, si të jenë rrethanat; me të parë e me të bërë. Shtrëngoi puna. 1. Duhet përfunduar a duhet zgjidhur sa më parë diçka, nuk pret më; nuk duron më. 2. Nuk mundkalohet më si më parë, nuk është aq e lehtë, është bërë e vështirë që të arrish diçka. U trash puna u rëndua gjendja, u vështirësua biseda; u trash muhabeti, u ngritën tonet. E zuri ajo punë (dikë). 1. euf. I ra sëmundja e tokës, e zuri epilepsia. 2. U tërbua nga inati; bën si i marrë. Ka zënë punën e tij (e saj) (dikush) euf. ështëpragvdekjes, po jep frymën e fundit.

SILUROHET

SILUR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SILURÓJ. Marrëveshja ishte siluruar që në kryeherës.

ÇAÇAMERE

ÇAÇAMÉR/E,~JA f., bised. Rrëmujë e madhe e shoqëruar me zhurmë, gurgule. U një çaçamere. E kishte dëgjuar çaçameren e herëskaluar.
Sin.: rrëmujë, zhurmë, gurgule, trazirë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.