Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLÚLUR mb. 1. Që e mban kokën ulur nga hidhërimi a vuajtjet, i përvuajtur; i nënshtruar. Gratë ishin ballulura.
2. fig. Që punon shumë, punëtor; i bindur, që nuk kthen fjalë kur e urdhërojnë të bëjë një punë; kokulur e i pafjalë. Djalë (vajzë) ballulur.
✱Sin.: i vuajtur, i përvuajtur, i nënshtruar, buzëplasur, buzëshkrumb, i shumëvuajtur, i munduar, mundimmadh, heqkeqës, hallemadh.
HEKAKÉQ,~E mb. 1. Që ka vuajtur shumë, që ka hequr gjithnjë keq, heqkeqës. Njeri hekakeq.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Shkrimtari shqiptar ështën një hekakeq në kërkim të një klime miqësore për veprën e vet.
✱Sin.: i vuajtur, heqkeqës, i munduar, i përvuajtur, i sfilitur, i stërmunduar.
VÚAJTUR (i, e) mb. 1. Që ka hequr shumë, që ka vuajtur gjatë jetës së tij; që shpreh vuajtje. Njeri i vuajtur. Familje e vuajtur. Popull i vuajtur. Me pamje të vuajtur. Dukej i vuajtur.
2. Që ka parë shumë në jetë, që ka përvojë të madhe, i regjur, i kalitur. Plak i vuajtur. Ishte i vuajtur.
✱Sin.: i përvuajtur, heqës, hekakeq, heqkeqës, i munduar, mundimmadh, fatkeq, i rraskapitur, i regjur, i kalitur, i rrahur, i durueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë