Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARÍTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin., bot. (lat. Equisetum arvense) Bimë barishtore e egër e ligatinave, në dukje si fieri, me gjethe të holla e të lëmuara si hala pishe, që këputen lehtë, këputja; bari i argjendit, grethi i arave.
✱Sin.: këputje, barxhan, bishtmi, heqëse, hjekëse, këputkë, koblar, krispë, krizëm, mjekëse, vgjedhë, vgjer.
KËPÚTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e tokave të lagështa, e ngjashme me fierin, me rizomë e kërcell të degëzuar, me gjethe që përmbajnë acide organike, të cilat parapëlqehen nga disa bagëti; bargjan, heqëse, arith. Bagëtia hante këputje me shije të madhe.
✱Sin.: bargjan, heqëse, arith.
MÁSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet prej hekuri me dy krahë të gjatë që dalin nga një pikë e përbashkët dhe përfundojnë me maja të kthyera në fund, i cili përdoret për të kapur thëngjij të ndezur ose për të përpushur zjarrin. Mori me mashë një thëngjill të ndezur. Kap (zë, mbaj) me mashë një urë zjarri. E trazoi zjarrin me mashë. Shprushi me mashë zjarrin në oxhak. Mashë prej druri s’bëhet. (fj. u.).
2. fig., zakon. keq. Njeri që e përdor dikush tjetër për qëllimet e veta, vegël. E shpëtoi (dikë) që ta kishte mashë për vete. Ishte (u bë) masha e të tjerëve. I rrinte mashë dikujt ishte i gatshëm t’i shërbente për çdo gjë. Kur ka mashën, pse të djegë dorën?(fj. u.) kur mund të përdorë dikë tjetër, nuk ka përse e bën vetë një punë të vështirë ose të rrezikshme.
✱Sin.: mashbigë, bigë, shkullojë, lugë, cimbidh, heqëse, furracë, vegël.
♦ U bë mashë (e dikujt) keq. u vu në shërbim të dikujt dhe ia kryen të gjitha punët e liga; u bë vegël (e dikujt). Po i dhe mashën, të kërkon edhe kacinë (dikush) shihi jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). *Mish në mashë. I është nxehur masha në të dyja anët (dikujt) është krijuar një gjendje e vështirë kur dikush nuk di si të veprojë; është në mëdyshje, s’di si të bëjë, si të përgjigjet a ç’anë të mbajë; i grinden trutë (dikujt);as me buaj e as me qe (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë