Fjalori

Rezultate në përkufizime për “heqël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LEPITKË

LEPÍTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Heqël, sheshje, pantofla. Lepitka grash. Lepitka lëkure. Një palë lepitka. Mbathi lepitkat.
2. bised. Presa e një thike a e një mjeti tjetër prerës. Lepitka e thikës (e hanxharit, e briskut, e shpatës).
Sin.: heqël, sheshje, pantofla, shapka, presë.
Iu lepitkë (dikujt) keq. iu ngjit pas, i lëpihet e nuk i ndahet duke i kërkuar diçka a për ta bërë për vete; i përulet e i nënshtrohet shumë; iu brashnjë krahin.; iu opingë; iu baltë; iu baltë pas këpuce; iu bajgë bised.; i lëpin (i puth) këmbët.

PAPUÇE

PAPÚÇ/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET Heqlalehta e të sheshta si gjurmashka, zakonisht prej cope të leshtë a prej stofi përsipër, që mbahen nëpër shtëpi. Papuçe leshi. Vesh (zhvesh, heq) papuçet. Papuçe baleti.
Sin.: heqël, pupleshe, gjurmashkë.

SHESHE
SHESHJE

SHÉSHJ/E,~T f. vet. sh. Shapka, sheshëla. Mbath sheshje. Një palë sheshje. Doli me sheshje veshur.
Sin.: heqël, heqëse, sheshje, lepitka, brashnja, sheshka, papuçe, pupleshe, shatër.

TELIKË

TELÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Heqël, pantofël. Telikakuqe. Bleu një palë telika. Heq (vë, mbath) telikat. Ecte duke tërhequr telikat.
Sin.: heqël, lepitkë, pantofël, sheshje.

TERLIQE

TERLÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Lloj këpucësh meshinimbahen nëpër shtëpi; heqla, shapka, sheshje.
2. Veshje grash, e gjatë si dolloma; lloj ferexheje me ngjyrëzezë.
3. Mantel zonjash i qëndisur me gajtan mëndafshi.
Sin.: heqël, shapkë, lepitkë, sheshje, ferexhe, mantel.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.