Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APOPLEKSÍ,~A f., mjek. Goditje e papritur në tru, që i shkakton dëmtime të rënda; bllokim i një ene gjaku në tru, që shkakton hemorragji ose pakësim të gjakut, paralizë ose humbjen e vetëdijes; gjakderdhje në tru, trombozë. Simptomat e apopleksisë. Trajtimi i apopleksisë. Faktorët e rrezikut për apopleksi. Apopleksi e trurit. Pësoi apopleksi.
EBÓL/Ë,~A f., mjek. Sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse, që shkaktohet nga një grup virusesh e shfaqet me temperaturë të lartë, me ethe të forta dhe me hemorragji të brendshme. Ebola përhapet përmes ajrit. Rreziku që vjen nga ebola. Ka shpërthime të herëpashershme të ebolës.
GJAKRRJÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET mjek. Rrjedhje e gjakut nga enët që çahen; hemorragji. Gjakrrjedhje nga hundët (në tru). Ndalon gjakrrjedhjen. Sjell gjakrrjedhje. Gjakrrjedhje e brendshme. Gjakrrjedhje e jashtme. Gjakrrjedhje arteriore. Gjakrrjedhje kapilare. Gjakrrjedhje prejhundore epistazë. Gjakrrjedhje stomakore. Gjakrrjedhje venore. Sjell gjakrrjedhje. Ndalon gjakrrjedhjen.
HEMORRAGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Gjakrrjedhje e gjakut nga organizmi. Hemorragji e jashtme (e brendshme). Hemorragji në tru (cerebrale). Hemorragjia e stomakut (e mushkërive). Ndaloj hemorragjinë. Shoqërohet me hemorragji. U dobësua nga hemorragjia.
2. fig,. libr. Humbje e vazhdueshme e diçkaje me vlerë të madhe. Emigracioni është bërë hemorragji kombëtare.
PNEUMORRAGJÍ,~A f. Hemorragji në mushkëri.
VÍRAL,~E mb., mjek. Që shkaktohet nga virusi a viruset (sëmundje). Hemorragji virale.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë