Fjalori

Rezultate në përkufizime për “helmohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAKËROSEM

BAKËRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III I bie kallaji dhe i del bakri një ene; zë kripë helmuese një enë bakri e pakallajisur. U bakëros kusia.
2. vetv. Helmohem nga gjella e gatuar në një enë bakripakallajisur ose që i ka rënë kallaji. U bakërosën keq.
3. pës. e BAKËRÓS.

FARMAKOSEM

FARMAKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., edhe fig. Helmohem. Nuk dihet se me çfarë u farmakos.
2. pës. e FARMAKÓS.
Sin.: helmohem, hidhërohem.

HELMATISEM

HELMATÍS/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Helmohem. U helmatisa nga ushqimi i prishur.
2. pës. e HELMATÍS.

HELMATOHEM

HELMAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Helmohem.
2. pës. e HELMATÓJ.

HELMOHEM

HELM/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv.hyn helmtrup; më dëmtohet organizmi nga helmi; vdes nga helmi. U helmua nga kërpudhat.
2. fig., vetv. vet. v. III Dëmtohet a prishet nga ana shpirtërore. Ishin helmuar nga mungesa e të bijës.
3. fig., vetv. Hidhërohem shumë, pikëllohem, më bëhet jeta vrer. Helmohem shumë (thellë). U helmua nga lajmimori.
4. pës. e HELMÓJ. U helmua nga gjarpri.
Sin.: helmatisem, farmakosem, rrushkullohem, hidhërohem, brengosem, vrerosem, pikëllohem.

HIDHËROHEM

HIDHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i hidhur, fiton shijehidhur. Ishte hidhëruar mielli (djathi).
2. vetv. Më bëhet e hidhur goja, ndiej një shijehidhurgojë; kund. ëmbëlsohem. M’u hidhërua goja.
3. fig., vetv. Vuaj ose lëndohem shpirtërisht nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga fjalët e hidhura që më thotë dikush etj., ndiej një hidhërim; pikëllohem, brengosem, helmohem; kund. gëzohem. U hidhërua shumë (pa masë) kur e mori vesh.
4. fig., vetv. Zemërohem; marr inat ndaj dikujt dhe i mbaj mëri; inatosem. Ishin hidhëruar njëri me tjetrin e s’flisnin. U hidhërova sepsebëri hilelojë.
5. pës. e HIDHËRÓJ.
Sin.: helmohem, vrerosem, brengosem, zemërohem, inatosem, pikëllohem.

INTOKSIKOHEM

INTOKSIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr drogë, pi alkool dhe dëmtoj trurin, humbas kontrollin mbi veprimet e sjellje.
2. Helmohem. U intoksikua nga peshku i prishur (nga akullorja).
3. fig. Helmohem e çoroditem nga jeta pa motive, nga emisione të pakontrolluara në rrjete sociale etj.

MËNGJIREM

MËNGJÍR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. edhe fig., vetv. Hidhërohem, helmohem.
2. pës. e MËNGJÍR.

PIKËRROHEM

►PIKËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Pikëllohem, hidhërohem, helmohem.

PLUMBËZOHEM

►PLUMBËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Helmohem me avuj plumbi, që shkaktojnë dhimbje koke, dhimbje barku, dhimbje koke, irritueshmëri, probleme me kujtesën a me lindshmërinë etj.

RRUSHKULLOHEM

RRUSHKULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. hidhërohet goja nga diçka, helmohem. U rrushkullua nga frutat e papjekura.
2. fig. Hidhërohem nga një fatkeqësi, helmohem, dëshpërohem. Ishte rrushkulluar nga dhimbja.
3. bised. Ha sa dendem, ngjeshem mirë e mirë. U rrushkullua me të ngrëna e me të pira.

SHAJTOHEM

SHAJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vritem keq në një gjymtyrë a në një pjesëtrupit, duke u goditur pas diçkajefortë, shembem. U shajtova për fajin tënd. Ruani mos të shajtoheni! U shajtua keq.
2. vetv. Goditem; ngurosem, shtangem, mbërthehemvend. U shajtuavend. Mbaje veten e mos u shajto!
3. vetv., fig. Pikëllohem, helmohem, brengosem, bëhem pikë e vrer; shkatërrohem. Shajtohem larg vendit tim. Shajtohem për fatin tim.
5. pës. e SHAJTÓJ. Shajtohem prej tij gjithmonë. Po shajtohem nga mendimet e errëta.
Sin.: shajtohem, shembem, vritem, plagosem, pikëllohem, helmohem, vrerosem, shitohem.

SHTAROHEM

SHTAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Hidhërohem, helmohem (edhe fig).

TRISHTOHEM

TRISHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bietrishtim, ndiej trishtim, më kaplon (më zë, më pllakos) trishtimi; pikëllohem, hidhërohem; kund. gëzohem. U trishtua nga vdekja e babait.
Sin.: brengosem, pikëllohem, vrerosem, helmohem, zymtohem, mërzitem, dëshpërohem.

VETËHELMOHEM

VETËHELM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., vetv. 1. Helmoj vetveten dukehyrë helmitrup, e dëmtoj organizmin me helm, helmoj veten me ose pa dashje. U vetëhelmua me një helmfortë. U vetëhelmua pa dashje. U vetëhelmua me kërpudha helmuese.
Sin.: helmohem, helmatisem, farmakosem.

VREROHEM

VRER/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u) ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Mbulohet me re, vrenjtet qielli a moti. U vrerua shumë moti. Retë e vreruan qiellin.
2. fig. Vrenjtemfytyrë, ngrysem. U vreruafytyrë. Iu vrerua shikimi. U vrerua shumë. Mos u vrero!
Sin.: vrenjtem, vrerosem, pikëllohem, dëshpërohem, helmohem, hidhërohem.

VREROSEM
ZEHEROSEM

ZEHERÓS/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ka shumë kripë, bëhet zeher; hidhëroj.
2. fig., vetv. Helmohem, pikëllohem.
3. pës. e ZEHERÓS.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.