Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HEKURMBÁJTËS,~E mb. 1. min. Që ka a që përmban mineral hekuri (për shtresë minerare). Tretësirë hekurmbajtëse. Mineral hekurmbajtës. Shtresa hekurmbajtëse.
2. kim. Me përmbajtje hekuri për një tretësirë.
✱Sin.: hekuror, i hekurt.
HÉKURT (i, e) mb. 1. Prej hekuri. Shufër (paftë, rrotë) e hekurt. Binarë të hekurt. Urë e hekurt. Derë e hekurt. Plor i hekurt. Rrugë (udhë) e hekurt hekurudhë.
2. fig. I fortë si hekuri, shumë i fortë dhe i fuqishëm; shumë i qëndrueshëm, që tërhiqet përpara vështirësive. Muskuj të hekurt. Njeri i hekurt. Rini e hekurt. Disiplinë e hekurit. Me vullnet të hekurt. Me zemër të hekurt.
3. fig. Që të detyron të veprosh patjetër sipas disa parimeve e kërkesave të drejta, që kërkon disiplinë të rregull dhe të fortë, që nuk bën asnjë lëshim; që të mban të shtrënguar fortë e nuk të lëshon; i rreptë. Grusht i hekurt. Darë e hekurt. Rreth i hekurt.
✱Sin.: i hekurimtë, hekuror, i çeliktë, i fortë, i fuqishëm, i pathyeshëm, i papërkulshëm, i rreptë.
♦ *Darë e hekurt libr. *Dorë e hekurt libr. Me *dorë të hekurt. Me *fshesë të hekurt libr. *Grusht i hekurt. Me *grusht të hekurt. *Perde e hekurt libr. *Rreth i hekurt libr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë