Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hekakeq”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HEKAKEQ

HEKAKÉQ,~E mb. 1. Që ka vuajtur shumë, që ka hequr gjithnjë keq, heqkeqës. Njeri hekakeq.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Shkrimtari shqiptar ështën një hekakeqkërkim të një klime miqësore për veprën e vet.
Sin.: i vuajtur, heqkeqës, i munduar, i përvuajtur, i sfilitur, i stërmunduar.

VARFANJAK

VARFANJÁK,~E mb. 1. I varfër; që nuk zotëron asgjë, që nuk ka as mjetet më të nevojshme për të jetuar, që rronvarfëri, që i përket shtresës së të varfërve. Plak varfanjak. Varfanjakkërkonte ndihmë për një kafshatë bukë. Shtëpi (familje) varfanjake. Fshatar varfanjak. Ai tregoi një jetë varfanjake, me ato pak gjërakishte.
2. Që ka të bëjë a që lidhet me një njerivarfër, që i përket një njeriuvarfër; që është veti a karakteristikë e një njeriuvarfër, prejvarfri. Veshje varfanjake. Jetë varfanjake.
3. keq. Që e ka zemrënngushtë, me shpirtvogël. Mos u bëj varfanjak! Me shpirt varfanjak.
4. Shumë i vogël, saqë mezi mjafton për të mbajtur veten (për rrogën, pagën). Rrogë varfanjake.
Sin.: mjeran, hekakeq, varfëror, i mjerë, i nëmur.

VARFANJAK

VARFANJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i varfër; ai që nuk zotëron asgjë, ai që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, ai që rronvarfëri, ai që i përket shtresës së të varfërve. Jeta e varfanjakëve. Familjet e varfanjakëve. Ai varfanjaku i gjorë s’e ka ngirë barkun bukë kurrë. Varfanjaku i lagjes kërkonte një copë bukë për të mbajtur frymën gjallë.
Sin.: mjeran, hekakeq, varfëror, i mjerë, i nëmur.

VUAJTUR

VÚAJTUR (i, e) mb. 1. Që ka hequr shumë, që ka vuajtur gjatë jetës së tij; që shpreh vuajtje. Njeri i vuajtur. Familje e vuajtur. Popull i vuajtur. Me pamjevuajtur. Dukej i vuajtur.
2. Që ka parë shumëjetë, që ka përvojëmadhe, i regjur, i kalitur. Plak i vuajtur. Ishte i vuajtur.
Sin.: i përvuajtur, heqës, hekakeq, heqkeqës, i munduar, mundimmadh, fatkeq, i rraskapitur, i regjur, i kalitur, i rrahur, i durueshëm.

VUAJTËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.