Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hegjemonizëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIHEGJEMONIZËM

ANTIHEGJEMONÍZ/ËM,~MI m. qenët kundërshtar i hegjemonisë, i mbizotërimit politik, ideologjik, ushtarak, ekonomik, kulturor etj. të një shteti, të një kombi, të një komuniteti, të një fuqie ndaj një shteti, ndaj një kombi ose ndaj një komuniteti tjetër; kundërhegjemonizëm; kund. hegjemonizëm. Antihegjemonizëm ushtarak (politik, ideologjik). Antihegjemonizëm kulturor. Formë e antihegjemonizmit.

HEGJEMON

HEGJEMÓN,~E mb.lidhet me hegjemonizmin dhe hegjemoninë, që mbështethegjemonizëm; që i përket hegjemonizmit. Vend (shtet) hegjemon.
Sin.: sundues, udhëheqës, zotërues, shfrytëzues, shtypës, mbizotërues, mbisundues.

HEGJEMONIST
HEGJEMONIST

HEGJEMONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Sundues që ka prirje dhe përpiqetketë prirje për të ushtruar epërsi mbi klasat ose mbi shtetet e tjera; që lufton për hegjemonizëm; që ka të bëjë me hegjemonizmin.
Sin.: sundimtar, mbisundues, zotërues, mbizotërues, shfrytëzues, shtypës.

HEGJEMONISTE

HEGJEMONÍST/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Sunduese që ka prirje dhe përpiqetketë prirje për të ushtruar epërsi mbi klasat ose mbi shtetet e tjera; që lufton për hegjemonizëm; që ka të bëjë me hegjemonizmin.
Sin.: sundimtare, mbisunduese, zotëruese, mbizotëruese, shfrytëzuese, shtypëse.

HEGJEMONIZËM

HEGJEMONÍZ/ËM,~MI m. Ushtrim i një mbizotërimi, i një ndikimi ose i një kontrollitepruar nga një shtet, grup, ideologji apo individ mbitjerët; hegjemoni. Hegjemonizëm i hapur. Politika e hegjemonizmit. Lufta kundër hegjemonizmit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.