Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hedha”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLOZHMË

BLÓZHM/Ë,~A f., krahin. Pluhur sharre, tallash, blojë.
Sin.: tallash, blojë, blozhurina, fijashkë, hedha, sharrina, shëmbatë, shushle.

FLAURI

FLAURÍ,~A f. sh. ~, ~TË Pluhur prej flashkash druri a guri, prej byku, prej gjethesh, prej dëbore ose prej sendeshtjeralehta, që i merr era e sillen nëpër ajër; hedha. Re flaurish.

HEDHË

HÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. sh. Pahu i hollë, që del nga misri kur e shkoqim a nga drithërat e tjerë kur i shijmë dhe i hedhim në erë. Hedhe misri. Hedhat e grurit. Hedhe orizi.
2. vet. sh. Pluhuri dhe ashklat e imëta, që dalin kur sharrojmë a kur zdrukthojmë një dru. Hedhe zdrukthi. Hedhe sharre.
3. krahin., vet. sh. Pluhuri dhe copat e imëtabaritthatë a të diçkaje tjetërshkoqur. Hedha sane. Hedha kashte. Hedha zjarri.
4. Zbokth. Hedhet e kokës.
5. Flok dëbore. Hedhe dëbore.
Sin.: flauri, pah, pall, pluhur, ashkël, zhul, tallash, zbokth, flok.

SHARRINA

SHARRÍNA f. vet. sh. ~T Grimcat e vogladalin kur sharrojmë një dru, hekur etj.; miell sharre; blozhurina, shushla, tallash. Mblodhi sharrinat. Sharrinat i përdorte për gjëratjera.
Sin.: blozhurina, blojë, dhenc, fijashkë, hedha, hime, shëmbatë, shushlak, shushla, tallash, zdrugulina.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.