Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁSH/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT krahin. 1. Ashkël, dru e vogël e çarë për zjarr. I bëra ashrat për stufë. Ashra dushku. I bëj degët ashra.
2. Copë druri e çarë si dërrasë e hollë, që përdoret si petavër ose që vendoset ndërmjet trarëve të tavanit për të mbuluar çatinë. Ashër e çatisë. Çati me ashra. Ashrat e shtëpisë. U fsheh në ashra. I vuri ashra murit. Çaj (bëj) ashra. Shtroj ashra.
✱Sin.: ashkël, bujashkë, spirrë, hatull, hartosë, petavër, pullazinë.
♦ Janë bërë ashra (me njëri-tjetrin) u ka hyrë grindja, janë zënë, janë përçarë; u ka hyrë bukla; hanë kokën (me njëri-tjetrin). Çan ashra (dikush) shih çan dërrasa (dikush).
DAC,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. Mashkulli i maces, maçok. Dac i zi (i bardhë). Mos gjezdis si daci hatull më hatull. (fj. u.). Një herë ra daci në kade. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta nga fusha e zoologjisë. Dac deti (lat. Scyliorhinus stellaris) lloj peshkaqeni me kokë të gjerë, me trup në ngjyrë të çelur e me pika të murrme, qeni i detit. Dac i egër 1. (lat. Felis silvestris) mace e egër e Evropës, e Azisë dhe e Amerikës Veriore. 2. (lat. Felis lynx, Lunx lynx) rrëqebull.
3. bised. Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil.
4. fig., bised., keq. Njeri i shkathët, i zgjuar, por dinak dhe i pandershëm, qerrata, dredharak, i djallëzuar.
✱Sin.: maçok, maçorr, daçkan, daçok, kopil, dobiç, doç, dinak, i shkathët, i zgjuar, i pandershëm, qerrata, dredharak, i djallëzuar, tinëzar.
♦ Si daci në thekër shih si gjeli majë plehut. Është (mbeti) si daci në gaviç është në gjendje të keqe, është zënë ngushtë, nuk di nga t'ia mbajë.
DËRRÁS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fletë prej druri jo shumë e trashë, zakonisht e ngushtë, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati dhe që përdoret si lëndë ndërtimi; copë nga kjo fletë me përmasa të ndryshme. Dërrasë e hollë (e trashë, e shkurtër, e gjatë). Dërrasë pishe (lisi, ahu). Copa dërrasash. Shtrat prej dërrasë. Dysheme (tavan) prej dërrase. Urë prej dërrase. Parmakë me dërrasa. Valixhe dërrase. Gjerësia (gjatësia) e dërrasës. Sharron (çan) dërrasa. Pres dërrasën. E shtroi (e veshi) me dërrasa. Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. (fj. u.).
2. Diçka që është ndërtuar me fletë të tilla druri ose me copa prej tyre; diçka e ngjashme më këtë fletë. Dërrasa e basketbollit tabela e basketbollit. Dërrasë bung (etnogr.) copë dërrase, që vihet sipër fytyrës së të vdekurit të mbështjellë me qefin, që të mos bjerë dheu mbi të. Dërrasa e dritares parvazi i dritares. Dërrasa e mishit copë prej flete të trashë druri, mbi të cilën presim mishin. Dërrasë shahu (dame) fushë shahu (dame). Dërrasa e zezë faqe prej fletësh të tilla druri, e lyer me bojë të zezë, që shërben për të shkruar mbi të me shkumës. Laj (pastroj, kruaj) dërrasat laj dyshemenë. Ulem në dërrasë ulem në dysheme.
3. Pllakë guri, rrasë. Nxorri dërrasa në mal. E mbuloi çatinë me dërrasa.
4. zakon. sh., bised. Veshëzat e parmendës. Dërrasat e parmendës.
5. Diçka e ngjashme me një copë të kësaj flete. Dërrasa e kraharorit (anat.) eshtër e gjerë në mes të kraharorit, ku lidhen brinjët.
♦ M’u bë barku dërrasë shih m’u bë barku petë. U bë dërrasë (dhogë) (dikush). 1. U lig e u dobësua shumë; u tret e u tha; u bë petë. 2. shih u bë dru2 (dikush). Çan dërrasa (dikush) bised. flet kot, thotë gjepura; lodhet së foluri e s’e dëgjon njeri; merret me punë boshe; çan ashra; flet në erë; bluan egjër; grin lakra bised.; grin sallatë bised.; rreh ujë në havan; i bie legenit bised. Për ta çarë dërrasa përçm. shih për ta ndarë më katërsh. Çaj dërrasa pa pykë lodhem e mundohem pa arritur ndonjë përfundim; përpiqem shumë, kërkoj të arrij diçka me çdo kusht, me vështirësi të mëdha e pa mjetet e nevojshme. Dërrasë me gdhe (me nyjë) keq. njeri shumë i trashë nga mendja dhe kokëfortë; njeri i pagdhendur. Ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall. është ca budalla; i mungon një dërrasë (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt); ka një hatull mangët; (është) i metë nga nga mendja (nga trutë); s’është në të; s’është në terezi; s’është në liq; s’është tamam (nga koka). E ka hambarin dërrasë (dikush) nuk është mirë nga gjendja ekonomike, është trokë; nuk ka asgjë në hambar; (është) kripë në diell; kund. e ka hambarin plot. Kërcen (hidhet) si *edhi në dërrasë (dikush). I ka krisur një dërrasë (dikujt) tall. është bërë si i luajtur mendsh, s’e mban dot më veten; ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall.; i janë liruar rrathët; e kanë lëshuar rrathët (dikë). (E mbaj) si *edhin në dërrasë (dikë) krahin. Mbeta dërrasë shih mbeta kripë (e shëllirë). I mungon një dërrasë (dikujt) tall. shih ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall. Nuk shkel në dërrasë (në dhogë) të kalbur (dikush) nuk bie në gabim, është shumë i kujdesshëm në sjellje e në veprime që të mos e pësojë, nuk vepron pa i peshuar mirë punët; nuk hipën në degë të hollë; nuk futet (nuk hyn) në ato thekra. Ia shkel *gazit (në dërrasë). Iu zbërthyen dërrasat (dikujt) humbi arsyen, lajthiti; e lanë mendtë (dikë); iu liruan vidhat.
HÁTULL,~A f. sh. ~A, ~AT ndërt. 1. Pjesa e ndërtesës ndërmjet trarëve e pullazit të tavanit ku bashkohen qeprat e gërshërëzat etj.
2. kryes. sh. Brez muri i drunjtë a drunjtë mbajtës (baballëkët, gërshërëzat etj.) që janë në këtë pjesë të ndërtesës. Hatulla e shtëpisë. U fsheh në hatulla. Hyri nëpër hatulla. Mur me hatulla. I vë hatulla murit.
3. Petavër. Hatullat e çatisë. Çaj hatulla. Mbuloj me hatulla. Shtron hatullat.
4. Qafore hekuri me thumba, që u vihet qenve në qafë për të mos i mbytur ujku. Hatulla e qenit.
✱Sin.: pullazinë, hartosë, kallkan, petavër, qafore.
♦ S’është në hatulla (dikush) keq. s’është në rregull nga trutë; rrëshqiti nga mendja; ka një dërrasë mangut. Ka një hatull mangët (dikush) tall. shih ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall.
KALLKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Akull; hella kulli. Copë kallkani. Rruga (lumi) është bërë kallkan rruga (lumi) ka ngrirë, rruga (lumi) ka zënë një shtresë akulli.
2. si mb., edhe fig. I ngrirë si akull, shumë i ftohtë; i akullt. Me këmbët (me duart) kallkan.
3. Ndërmjetëz; hatull. E fshehu pushkën (armën) në kallkan.
4. Lloz hekuri për të mbyllur portën.
✱Sin.: akull, hatull, ndërmjetëz, lloz.
♦ U bëfsh kallkan mallk. Vdeksh! Iu bëra kallkan. 1. shih u bëra akull. 2. vet. v. III. Ngriu diçka; u ngurtësua, u forcua shumë. I rri (i dal) kallkan (dikujt) i qëndroj përballë, e përballoj; nuk e lë të bëjë këmbë; i rri dhëmb për dhëmb.
MÁNGËT ndajf. 1. Më pak sesa duhet, me mungesë (në sasi, në peshë, në vëllim etj.); në mënyrë jo të plotë, jo aq sa duhet, jo tamam. Ia dha mangët mallin (kusurin). Peshonte mangët. E la mangët punën nuk e mbaroi krejt. Nuk u la gjë mangët fëmijëve ua plotësoi të gjitha nevojat, nuk u mungonte asgjë nga ato që duheshin. Dolën mangët njëqind lekë dolën njëqind lekë më pak nga ç’duhej të ishin. Është mangët nga truri nuk arsyeton siç duhet, nuk i punon truri në rregull, i ka trutë mangët.
2. Në mënyrë jo të kënaqshme, në mënyrë të pamjaftueshme, jo ashtu si duhet e sa duhet; me të meta. E shpjegoi (u përgjigj) mangët. Jam mangët për diçka kam nevojë për diçka; më mungon diçka.
♦ Ka një *dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall. Ka një *hatull mangët (dikush) tall. Ka një *vidhë (një burgji) mangët (dikush) mospërf. S’i lë gjë mangët (dikujt a diçkaje) nuk qëndron aspak më poshtë se dikush a se diçka tjetër, s’i mungon asgjë në krahasim me të; i ngjan shumë; s’i lë gjë metë. Nuk ta lë mangët (dikush) të jep përgjigjen e merituar aty për aty, ta jep përgjigjen e duhur në kohën e duhur, nuk e mban pa ta kthyer si e meriton; nuk ta lë metë; nuk ta lë për nesër.
QÍM/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Fije e hollë dhe e brirtë mbi lëkurën e njeriut dhe të kafshëve; përmb. Tërësia e fijeve të holla që mbulojnë trupin e një kafshe. Qime e zezë (e verdhë, e bardhë, e kuqe). Qime e gjatë (e hollë, e trashë). Qime maceje. Lëkurë me qime. Qimet e kokës flokët. Qimet e lëkurës. Qime të bardha thinja. E ka qimen të butë. Ndërron qimen. I bie qimja.
2. Fije e hollë leshi, pambuku etj.; fije të holla zakonisht nga bishti i kalit, që përdoren për furça etj. Qimet e qilimit. Furçë me qime. Qime leshi. I kanë dalë qimet.
3. bot. Fije e hollë në rrënjët a në kërcellin e disa bimëve. Qime djegëse qime të ashpra, shpuese, kreshtake, të cilat nxjerrin lëng ngacmues ose djegës kur preken, si te gjethet e hithrës. Qime jargore qime që sekretojnë jargë. Qime gjëndërore lloj qimeje që ka në majë një qelizë gjëndërore, e cila sekreton lëndë organike jashtë bimës. Qime e ndjeshme qime e gjatë dhe e hollë, shumë e ndjeshme ndaj prekjes. Qime rrënjore qime që zmadhojnë dhe zgjerojnë sipërfaqen përthithëse të ujit. Qime thithëse zgjatime të holla në cipën e një organi të trupit. Qimet e zorrëve.
4. tek. Fije e hollë metali, e përdredhur në mekanizmin e një ore. Qimja e orës. Iu këput qimja. I ndërroi qimen.
✱Sin.: lesh, lëmishte, fill.
♦ Asnjë qime (*fije) floku. U bë qime (dikush) iku me vrap, vrapoi me shpejtësinë më të madhe, fluturoi menjëherë; u zhduk shumë shpejt; u bë erë; u bë lepur; ia mbathi me të katra. E bën qimen *tra (dikush). E bën trarin qime (dikush) i zvogëlon shumë gjërat, e paraqit diçka më të vogël a më të lehtë sesa është; e bën buallin mizë; kund. e bën qimen tra. Më kanë rënë qimet e kokës (me diçka) shih më ka rënë leshtë e kokës2 (me diçka). Ka rënë qimja në lesh keq. shih gjeti tenxherja kapakun keq. Iu çel qimja (dikujt) u gëzua shumë, u çel; i qeshi fytyra. Më dolën qimet e bardha (*thinjat). Sa të digjet qimja shumë shpejt, për një kohë shumë të shkurtër; menjëherë, në çast; sa rreh qerpiku; sa të thuash pesë. S’më dridhet qimja nuk trembem fare, nuk tutem nga askush e nga asgjë, s’dua t’ia di; s’e tremb qimen; s’më trembet (s’më fiket) syri. M’u drodhën qimet e kokës shih m’u drodhën flokët. (Futet) si qimja në qull (dikush) shih fut hundët (hundën) (dikush). Gjen qime në vezë (dikush) i zbulon e i përmend dikujt një të metë sado të vogël, që ta bëjë patjetër fajtor për diçka. S’e ha *bukën me qime (dikush). Të heq qimen në sy (dikush) është shumë i zoti; është shumë trim; të ha (të qëron) të bardhën e syrit; të merr gjak në vetull; të lan në shpatull; të thyen arrën në dorë. E ka në qime (dikush) i shkon çdo gjë mbarë, është si s’ka më mirë; nuk ka vështirësi a halle, nuk ka arsye ta prishë gjakun; e gjen e mira vetë (dikë); i lulëzon (i lulon) bahçja në dimër (dikujt); kund. s’e mbush barkun me bukë (dikush). Kam qimen e derrit gjithmonë më vete ters, nuk kam fat, nuk më del asgjë mbarë, dështoj vazhdimisht; jam fatkeq; kam qimen e ujkut. Kam qimen e ujkut. 1. Më ndjekin gjithmonë të këqijat, nuk më ndahen të zezat a mbrapshtitë; dështoj vazhdimisht, nuk më ecën fare; kam qimen e derrit. 2. Më vërsulen të gjithë edhe pa të drejtë, tërheq mërinë e të tjerëve; kam lëkurën e ujkut. Ka tri qime në majë (dikush) përçm. është fare i metë nga mendja, ka shumë të meta mendore, s’ka tru fare, është fare budalla; ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët tall.; i mungon një dërrasë (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt); ka një hatull mangët. Këput qimen (dikush). 1. Di të qëllojë mirë me armë; e ndan qimen (më) katërsh (dysh). 2. Ka sy të mprehtë, e dallon diçka që atje tej. (Kërkon) qimet e kokës (dikush) kërkon një shpërblim shumë të madh; jep një çmim jashtëzakonisht të lartë; e mban shumë shtrenjtë diçka. Kërkon qimen në vezë (në përpeq) (dikush) mundohet të gjejë medoemos ndonjë të metë, sado të vogël, në një punë a në diçka tjetër, edhe aty ku nuk ka; kapet pas gjërave fare të vogla e pa rëndësi; kërkon halën në përpeq; gjen qime në vezë. S’i la qime në faqe (dikujt) e njollosi dikë, i hodhi baltë, e bëri me turp, e turpëroi; i la hijen e marres; i ra boja përtokë. E ndan qimen (më) katërsh (dysh) (dikush). 1. Është shumë i zoti; është mendjehollë; këput qimen. 2. keq. Është shumë dorështrënguar. 3. E ka zakon të kapet pas gjërave fare të vogla; i vë fre pleshtit. Ka ndërruar qimen (dikush) keq. ka ndryshuar vetëm në dukje, por ka mbetur po ai njeri i keq; shtiret si i mirë, sillet me hipokrizi. I është ngritur qimja (dikujt) është inatosur, është nxehur shumë; nuk i flitet me gojë. M’u ngritën qimet e kokës (flokët) *drizë, *përpjetë. S’i ngjitet qimja (dikujt). 1. Është shumë i pastër e i rregullt në veshje, i ndrijnë rrobat në trup nga pastërtia. 2. E ruan me kujdes nderin dhe emrin e vet, s’ka bërë asnjë faj a mëkat; është tepër i prerë e i rreptë për të mos u përlyer sadopak në punë të këqija. Kur të numërosh qimet e gomarit tall. kurrë, asnjëherë; kur të pëllasë gomari në çati. Numëron qimet e postiqes (dikush). 1. Shikon edhe gjërat më të vogla e pa rëndësi, merret me cikërrima të parëndësishme. 2. Nuk ka punë e humbet kohën kot, nuk di me se të merret; merret me diçka që nuk duhet a nuk vlen; bën punë të mundimshme, por kot; vret (numëron) miza; numëron (heq) tespihet; tund (luan) derën; dredh (tund) zinxhirin; shtie rruaza në pe; rruan vezë; prashit (mih, lëron) në ujë; trazon baltën me shkop; sit rërë. Nuk nxjerr (dot) qimen nga qulli (dikush) nuk është i zoti e i shkathët, është shumë i plogët, nuk bën as një punë sado të lehtë a të vogël, nuk e ke për asgjë; nuk e nxjerr (dot) pulën nga kopshti; as turbullon e as kthjellon; fle në këmbë. S’ia pret njeri qimen (dikujt) është i zoti e i zgjuar; nuk e prek dot askush; nuk mund t’ia hedhë dot njeri, s’e mashtron dot; s’ia ha qeni shkopin. Qime e gjallë. 1. Njeri shumë i shkathët në punë e në veprime; e ka gjakun shpuzë (dikush). 2. keq. Tinëzar i madh, ai që të dëmton pa u ndier fare. Qimet e kokës shumë shtrenjtë, sa s’ka më shtrenjtë; shumë, tepër; leshtë e kokës. Qimja e ndan (dikë a diçka) është shumë afër një rreziku dikush, fare pak e ndan nga një dënim, nga një fajësim etj.; fare afër është diçka me diçka tjetër; (është) në teh të thikës (të briskut, të shpatës) (dikush); varet (mbahet) në një qime (dikush a diçka). Qime në qere diçka shumë e rrallë; diçka që ndodh shumë rrallë. Qimja e tjetrit i duket tra (dikujt) e ka më të lehtë të shohë të metat e të tjerëve, sesa të vetat; i zmadhon të metat e tjetrit. Shkul një qime nga një derr (dikush) shih shkul një gur nga një mur (dikush). Sheh qimen në syrin e tjetrit dhe nuk sheh trarin në kurrizin e vet (dikush) nuk sheh të metat e gabimet e veta të mëdha, por merret me gjërat e vogla të të tjerëve; qimja e tjetrit i duket tra (dikujt). S’i shpëton qimja (dikujt) përpiqet të dëgjojë mirë e me kujdes që të mos i shpëtojë asgjë, rri i përqendruar e i vëmendshëm; hap veshët (dikush); i mban veshët ngritur (dikush); rri me veshë përpjetë (dikush); i mban (i bën) veshët bigë (dikush); kund. i ka mendtë në tra (dikush) mospërf. (Shpëtoi) për një qime (dikush) shih (shpëtoi) për një fije (floku) (dikush). S’e tremb qimen nuk frikësohem fare, nuk tutem nga askush e nga asgjë, as që dua t’ia di; s’më dridhet qimja; s’më trembet (s’më fiket) syri. Varet (mbahet) në një qime (dikush a diçka) është gati duke u prishur diçka a duke vdekur dikush, pak gjë e ndan nga prishja a nga vdekja, mezi mbahet; qimja e ndan (dikë).
SHÍKULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degë e hollë dhe e përkulshme; thupër, fshikull. E fshiku me shikull. E bërë shikullën gati për të. Gardh me shikulla.
2. Dërrasë e ngushtë, që përdoret për të mbuluar çatinë; hatull, petavër, pullazinë. Çati me shikulla. Dru që përdoret për shikull. I bëri gati shikullat për çatinë e re.
3. Dërrasë e hollë, e çarë me sëpatë. Shikull bredhi.
✱Sin.: cupil, fiskajë, fiskël, fisk, fshikull, guzhëm, mënjollë, purtekë, thupër, vishkull, ashër, baskore, çatmë, fundake, hartosë, hatull, shklesë, petavër, pullazinë.
SHÍNDËR,~RA f., bot. 1. Lëndë ngjitëse që kullon prej disa drurësh halorë; rrëshirë, mirrë, zamkë. Shindër pishe. Duart i ngjitnin prej shindrës. Era e shindrës. Ishte ngulur në shindër.
2. Dërrasë e ngushtë për të mbuluar çatinë, ashër; petavër, pullazinë. Shindër për çati. E mbuloi çatinë me shindër.
✱Sin.: rrëshirë, mirrë, shirë, zamkë, flugë, ashër, baskore, çatma, fundake, hartosë, hatull, shklesë, petavër, pullazinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë