Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hatëri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HATËR

HÁT/ËR,~RI m. sh. ~RE, ~ET [HATËR,~I m. sh. ~E, ~ET] bised. 1. vet. nj. Mendje, kujtesë. S’më bie (s’më vjen) në hatër. Më doli nga hatri. Nuk më hynhatër. E kamhatër.
2. E mirë, përkrahje a mbrojtje e padrejtë, që i bëhet me anësi dikujt; anë, anësi. S’bëhen hatëre. Këtu s’punon hatëri. Nuk lejohen hatëret. Punon pa hatër.
3. Dëshira e dikujt, ajo që i pëlqen dikujt a që ka për zemër dikush, qejfi. Ia bëj për hatër. Shkoi për hatrin e tij. Ia ruan (ia mban) hatrin. Nuk ia prishi hatrin. I mbeti (i ngeli) hatri. S’i do hatri. I doli nga hatri i doli nga qejfi, i doli nga zemra. I hyrihatër i hyriqejf, i hyrizemër.
4. vjet. Ceremoni e përcjelljes në banesën e fundit. Hatrin e ka nesërdrekë.
Sin.: mendje, përkrahje, anë, anësi, dëshirë, qejf, nderim, vlerësim, respekt.
I bëj hatrin (dikujt) e nderoj, e respektoj, e pres me gjithëmirat; ia plotësoj dëshirat. Mban hatër (dikush) shih mban anë (dikush). E mbaj me hatër (dikë) e përkrah a e mbroj (edhe pa të drejtë, për miqësi a për interes); i mbaj anën (dikujt). I mbeti hatëri (*qejfi) (dikujt).

HATËRIM

HATËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hatëri.
2. Plotësimi i dëshirës nga dikush; mos prishje qejfi. I pëlqen hatërimi i nënës.
Sin.: përkrahje, qejfmbajtje.

UJË

ÚJ/Ë,~I m. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Lëng pa ngjyrë e pa erë, që mbush lumenjtë, liqenet, detet etj., buron nga toka a bie si shi dhe përdoret për t’u pirë, për të larë etj.; vend ku është grumbulluar a ku rrjedh ky lëng; kryes. sh. lëng i tillë i përzier me kripëra minerale, që del nga toka dhepërdoret për mjekim; tretësirë e përftuar nga hedhja e një lëndekëtë lëng, e cila përdoret për të pirë, për mjekim etj. Ujë i pijshëm. Ujë i kripur (i njelmët). Ujë i ëmbël ujë që nuk përmban kripë gjelle (ujë krojesh, lumenjsh etj.). Ujë i gazuar. Ujë i oksigjenuar ujë që ka dy atome oksigjeni. Ujë i rëndë (fiz., kim.) lëng me dendësi më të madhe se uji i zakonshëm. Ujërat e bardha ujërat e reshjeve. Ujërat e zeza ujërat e përziera me jashtëqitjet e njerëzve. Ujë i ndenjur (i fjetur, i amullt). Ujërat kombëtare (asnjanëse). Ujërat territoriale brez ujërashdetit a të liqenit gjatë brigjeve të një shteti, që përfshihet brenda kufijve të tij. Ujërat nëntokësore. Ujëra minerale. Tokë nën ujë tokë që në kushte natyrore mundujitet. Uji lan gjithçka, veç faqen e zezë jo (fj. u.). Mulliri bluan me aq ujë sa ka (fj. u.). Uji që nuk ecën, s’pihet (fj. u.). / tretësirë e përftuar nga hedhja e një lëndekëtë lëng, e cila përdoret për të pirë, për mjekim etj. Ujë trëndafili. Ujë gëlqereje (çimentoje).
2. fig., keq. Diçka e tepërt në një vepërshkruar, në një krijim etj.. Ia hoqi ujin tekstit.
3. Lëngu i një organizmi a i një bime. Ujërat e gruas (fiziol.) lëngurrethon fëmijën gjatë barrës. I mblodhi ujë gjuri. Fshikëza e ujit (anat.) fshikëza e urinës.
4. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për disa kafshë e bimërrojnë a rritenpellgje, në lumenj, në liqene, në këneta e në det, si edhe për disa sendetretenkëtë lëng. Gjarpër (breshkë, shpend) uji. Mëllagë (fier) uji. Bojëra uji.
5. sh. Rrathët e trungutpemës kur pritet për së gjeri; ujëset. Mëndafsh me ujëra.
6. si mb. Shumë i lagur, qull. U ujë (në djersë).
7. si mb., fig. I hollë a shumë i njomë. Preshi është ujë ende.
8. si ndajf. Shumë mirë, rrjedhshëm; majëgishtave.. E di mësimin ujë.
Sin.: lëngëtyrë, lëtyrë, qull, palcë, përmendsh, urinë, ujëse.
M’u barku ujë shih m’u zemra ujë. M’u gjaku ujë. 1. U frikësova shumë, u tremba, u tmerrova; ngriu (m’u pre) gjaku; m’u prish gjaku. 2. U shqetësova pa masë, u trondita thellë; u mërzita a u zemërova shumë; m’u gjaku lëng; m’u gjaku (zemra) bozë. S’bëhet gjaku ujë nuk mohohen lidhjet e gjakut a lidhjet e afërta farefisnore, sido që të jetë puna; do të mundohesh e do të sakrifikosh për njerëzit e tu kur janëvështirësi, do t’i njohësh si të tutë e do t’i duash në çdo rrethanë. M’u mendja ujë s’jamgjendjemendoj si duhet, s’arsyetoj dot; m’u prish mendja; humba torruan; humba busullën. bëhet rruga ujë gjithçkashkon mbarë e pa asnjë pengesë; shkon vaj; më shkon grurë. I bën *petullat me ujë (pa vaj) (dikush). M’u bënë sytë ujë. 1. M’u lodhën sytë shumë (kur lexoj gjatë e pa ndërprerje). 2. Kam qarë shumë, kam lotuar shumë; kulluan sytë1. 3. (për dikë a për diçka) shih kulluan sytë2 (për dikë a për diçka). Iu bënë trutë ujë (dikujt) keq. nuk mban mend asgjë, harron gjithçka, nuk ështëgjendjearsyetojë (nga pleqëria, nga sëmundja etj.). U ujë (dikush). 1. U lag krejt me ujë, u lag gjerpalcë nga shiu etj.; u qull; u pellg; u dordolec; u si gjuhagojë; iu lag gjuhagojë (dikujt). 2. keq. E lëshoi veten krejt nga frika a nga turpi; hoqi dorë nga qëndresa a nga këmbëngulja; u zbut fare, u shtrua. U për ujë të ftohtë (dikush) u nxeh keq, u zemërua shumë; nuk gjen qetësi nga inati. U bëra për ujë me kripë jam shumë i lodhur, jam i rraskapitur, jam aq i këputur sa s’mbahem dot në këmbë. Bëhet ujë e kripë (diçka) zhduket si pa e kuptuar, humbet e s’duket më, tretet. U uji *narden shaka. M’u zemra ujë u ligështova, nuk më mbajnëfuqitë; u trishtova shumë e u këputa nga një fatkeqësi a nga diçka tjetër e rëndë; m’u ligështua (m’u lig) zemra; më lëshoi (më la) zemra; më këputet shpirti (për dikë a për diçka). Ma bëri barkun ujë (dikush a diçka) shih ma bëri zemrën ujë (dikush a diçka). Ma bëri gjakun ujë (dikush). 1. Më frikësoi shumë, më trembi, më tmerroi; ma ngriu (ma preu) gjakun; ma prishi gjakun. 2. Më shqetësoi pa masë, më tronditi thellë; më mërziti e më zemëroi shumë; më futi një ankthrëndë; ma bëri gjakun lëng; ma bëri gjakun (zemrën) bozë. S’e bëj gjakun ujë nuk i mohoj lidhjet e gjakut a lidhjet e afërta farefisnore, sido që të jetë puna; mundohem e sakrifikohem për njerëzit e mi kur janëvështirësi, i njoh si të mitë e i dua në çdo rrethanë, nuk i mohoj e bëj ç’të mundem për ta. Ma bëri mendjen ujë (dikush a diçka) më bëri që të mos jemgjendjemendoj si duhet, ma dobësoi krejt asyen, më turbulloi. I bën *petullat me ujë (pa vaj) (dikush) iron. Ma bëri rrugën ujë (dikush) më ndihmoi e më krijoi kushtegjithçka të më shkojë lehtë e mbarë, më hoqi çdo pengesë, ma lehtësoipërparoj a të arrij diçka; ma pastroi rrugën (udhën). M’i bëri sytë ujë (dikush a diçka). 1. M’i lodhi sytë (leximi etj.); më bëri që të më lotojnë sytë shumë. 2. Më bëri që të qaj shumë dikush, duke e pritur me mall; më bëriderdh shumë lot nga malli. bëri ujë (dikush a diçka) më lagu krejt, më lagu deripalcë; bëri qull; më bëri pellg. E bëj ujë (diçka) e mësoj shumë mirë një mësim a e zotëroj shumë mirë një profesion; e mësoj përmendësh, e thaj. E bëri për ujë të ftohtë (dikë). 1. E shau dhe e qortoi rëndë sa s’i ra të fikët; s’i la gjë pa thënë dikujt, sa ai s’di ku të futet e s’e mbledh dot veten; e bëri për ujë në zemër; i dha (i hoqi) një dajak (të mirë) (dikujt). 2. E nxehu keq, e zemëroi shumë; e bëri të mos gjejë qetësi nga inati. 3. E rrahu keq, sa humbi ndjenjat; e bëri për ujë me kripë. 4. E mundi keq (në një ndeshje, në një lojë etj.); i dha (i hoqi) një dajak (të mirë) (dikujt). E bën ujë e kripë (diçka) e zhduk si pa e kuptuar, e tret sa s’duket më. E bëri për ujë me kripë (dikë). 1. E lodhi shumë, e rraskapiti, e këputi sa s’mbahet dot në këmbë. 2. E rrahu keq, sa ia ka bërë trupin tërë plagë; e bëri për ujë të ftohtë. E bën ujin *mullar (dikush). bëri për ujë në zemër (dikush a diçka) shih ma bëri zemrën ujë (dikush a diçka). Bën një *vrimë në ujë (në qiell, në shoshë) (dikush). Ma bëri zemën ujë (dikush). 1. Më mallëngjeu, më ngashëroi; më ligështoi, më trishtoi shumë, më preku thellë; ma bëri barkun ujë; më bëri për ujë në zemër. 2. (dikush a diçka). Më trembi shumë, më tmerroi, më lemerisi; ma bëri gjakun ujë; më bëri për ujë në zemër. Nuk bie në ato ujëra nuk përzihem në një punëpistë; nuk bashkohem me mendime a me pikëpamjegabuara, nuk hyjrrugëkeqe. I ra ari në ujë (dikujt) u zemërua menjëherë me dikë; i mbeti hatëri nga sjellja e keqe, nga një veprim i gabuar a nga një qëndrim i papritur i dikujt. Nuk ra sheqeri (kripa) në ujë mospërf. 1. Nuk ka ndonjë ngutjemadhe, pret puna, s’kemi pse nxitojmë për diçka. 2. Nuk ndodhi ndonjë e keqe e pandreqshme, nuk u hataja; nuk u prish (nuk u shemb) bota. Ra në ujë (diçka) dështoi; u shua e s’ndihet më, humbi, u tret. I ra ujë i valë (dikujt) u tremb shumë e u dëshpërua, u shqetësua shumë nga diçka që i erdhi e papritur; i dogji shumë për diçka; e goditi një e keqe. *Bujashkë mbi ujë (dikush) mospërf. çonnjëqind (në dyzet) *çezma e s’të jep ujë (dikush). çon në *krua (në shtatë kroje) e s’të jep ujë (dikush). çonpish ujë (dikush) është më i zoti ngagjithë, ua kalongjithëve; ua hedhgjithëve, është i shkathët e i aftëmashtrojë a të gënjejë me lehtësi; jep ujë me bishtlugës. Çon (shpie) ujë në mullirin (e dikujt) bën diçkashkondobidikujt tjetër, i sjell përfitime një tjetri; ndihmon e përkrah dikë, i cili përfiton e i merrmirat. Ta çon (ta shkon) ujin nën *rrogoz (nën hasër) (dikush). Ta çon (ta shkon) ujin nën *vete (dikush). Doli mbi ujë (dikush). 1. I shpëtoi rrezikut; i kaloi vështirësitë, e kapërceu një gjendjevështirë a të rëndë dhe ështëmirë; dolisipërfaqe. 2. Doli mbitjerët, u dallua, duket a shquhet mbigjithë (për të mirë a për të keq). 3. (diçka). keq. U zbulua, u e dukshme, e shohingjithë; u e njohur, u e qartë; dolisipërfaqe; dolishesh. I doli ujët e zi (uji i zi) (diçkaje) u shkatërrua krejt, u përmbys nga themelet (një ndërtesë, një qytet etj.). Sikur ujë (ujë i zi) të dalë! lendodhë ç’të ndodhë, ledalë ku të dalë, edhe keq po të dalë, lebëhet; tym të bëhet! tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); të bëhet ç’të bëhet!; të dalë ku të dalë! Doli *vaj mbi ujë (dikush). Dehet me ujë (dikush) iron. gëzohet a entuziazmohet kot, rrëmbehet me pak gjë; e humb shpejt mendjen, turbullohet e mashtrohet lehtë; dehet pa pirë. S’di t’i japë ujë *gomarit (dikush) mospërf. Dy ujë e një oriz shpejt e shpejt e fare pa kujdes; me nxitim e keq, me cilësidobët; duke e prishur; shkel e shko; dy hunj e një purtekë. I ecën kungulli mbi ujë (dikujt) i shkojnë punët mbarë e mirë, ka sukses në një punë; ka fat e nuk pëson gjë. Fut ujë në të katër anët (diçka) nuk është si duhet, ka shumëmeta e mungesa, nuk ecën fare, nuk vlen; nuk mbahet, nuk mbrohet, nuk ke ç’bën me të. fut në ujë (në pus, në lumë, në det) e të nxjerr pa u lagur (dikush) është shumë i zoti dhe i zgjuar, sidomos për të mashtruartjerët; është i shkathët dhe i vërtit punët si të dojë, pa pësuar asgjë. *Gogël mbi ujë mospërf. *Gogël në ujë. Hajde *bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall. E hedh farën në ujë (dikush) bën një punë që nuk ka duk, nuk e shpie diçka në atë drejtim që të vlejë, bën një punë pa fryt; prashit (mih, lëron) në ujë; e hedh farënshkëmb. E hodhi një gur në ujë (dikush) e provoi një herë diçka, bëri një provë pa e ditur nëse do të ketë sukses; bën diçka për të parë nëse mund ta arrijë atë që do; hodhi një gur në lumë; hodhi një gur në pus. E hedh me gur në ujë (diçka) nuk e zë në gojë fare, nuk e përmend askund, e mbuloj a e fsheh përfundimisht; e fshij nga mendja, e zhduk nga kujtesa. E hodhi në ujë (diçka) e prishi a e harxhoi kot, e përdori pa asnjë dobi (zakonisht për paratë e pasurinë); e shpërdoroi kot diçka. I hedh ujë verës (dikush) mundohet ta nxjerrë një faj a një gabim më të lehtë nga ç’është në të vërtetë; e zbut diçkaashpër, e paraqit si të qetë; përpiqet ta japë më të butë një gjendjeacaruar; e zbut egërsimin e dikujt a një grindje; e hollon qumështin. I hedh ujë zjarrit përpiqemqetësoj një gjendjeacaruar, të sheshoj mosmarrëveshjet a të shuaj një sherr; i ul gjakrat; kund. i hedh benzinë (vajgur) zjarrit. (Humb) si *kripa në ujë (dikush a diçka). Ka hyrë në ujë (dikush) shaka. i është rrëgjuar trupi, është zvogëluar; është dobësuar nga shëndeti a është mbledhur nga pleqëria, ngaftohtët etj. I hyri uji nën *rrogoz (nën hasër) (dikujt). (Janë) si dy *pika uji. Jam në ato ujëra ia kam hyrë një pune a një çështjeje e vazhdojmerrem me të; thuajse po i futem diçkaje, për atë po përgatitem. Jam mbi ujë jam në një gjendjepasigurt e të paqëndrueshme, nuk e di si do të më vejë puna; e ndiej veten ngushtë; i kam rrënjët mbi ujë. Jam as në ujë e as për ujë. 1. S’kam asgjë për të bërë, e ndiej veten si njeri i kotë e i padobishëm; rri pa bërë gjë e pa asnjë synim a qëllim. 2. Jam keq e mos më keq, s’ka ku të shkojëkeq; s’ka mbetur e keqe pa më gjetur. (Jam) si uji me zjarrin (me dikë) nuk më bashkon asgjë me dikë, nuk shkoj a nuk përshtatem fare me të, jam krejt e kundërta e tij dhe s’mundrri asnjë çast me të; jam kundër dikujt, nuk mundpajtohem fare me të në mendime, në sjellje e në veprime. S’të jep (një pikë) ujë (dikush) nuk kujdeset fare për askënd, s’të jep asnjë ndihmë; nuk mundohet fare t’i gjendet dikujt kur ky ka nevojë. jep ujë (dikush) ta çon (ta shkon) ujin nën rrogoz (dikush). jep ujë me *bishtlugës (dikush). jep ujë me *opingë (dikush). jep ujë me *shoshë (dikush). jep ujë me *shpinëdorës (dikush). Sikur u jep (u bart, u mban) ujë të vdekurve (dikush) është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahetkëmbë; i numërohet ujigurmaz (dikujt); e ka qafën me një dell. Sa ka *deti ujë e rërë. S’kam *nge të pi ujë. I kam rrënjët mbi ujë nuk kam mbështetje, jam pa themelshëndoshë; jam në një gjendjepasigurt; jam mbi ujë; qëndroj (mbetem) në ajër. E kam ujin në *arë. E kam ujin në *fundarës. E kam ujin në *kryearës. S’ka ujë në sy (dikush). 1. shih i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt). 2. Është shumë i varfër, s’ka asgjë, është i shkundur. *Kashtë mbi ujë mospërf. Kërkon *sheqer e kripë në ujë (dikush) tall. T’i lash *këmbët e t’i pish ujin (dikujt). I lëshon ujë mullirit (dikush) flet shumë e pa i peshuar fjalët mirë, grin; nuk ka masë e rend në të folur; nuk e përmban veten, nxitohet. Nuk i merr ujë *lopata (dikujt). Nuk i merr ujë *luga (dikujt) tall. S’i merr ujë *kacia (dikujt). I merr *koshi ujë (dikujt). S’i mban *lugu ujë (dikujt). E mbaj me ujë të ngrohtë (të vakët) (dikë) e mbaj me fjalëmira e me shpresa, pasi nuk dua a nuk mundem ta ndihmoj, t’ia zgjidh hallin, t’ia plotësoj kërkesën etj., e mbaj me premtimekota për ta shtyrë ca më tutje zgjidhjen; i qëndroj pranë dhe e ngushëlloj për diçka, duke i dhënë shpresë e duke e këshilluarketë durim. (E mbaj) si ujët e pakët (dikë a diçka) e mbaj me shumë kujdes, e ruaj si diçka shumëvlefshme, të rrallë e të çmuar; përkujdesem veçanërisht për të; e kam si qyqja verën; mezi e kam (dikë); e kam me kimet; (e ruaj) si i varfri kaun (diçka). Nuk mban më ujë pilafi (orizi, vera) puna ka ardhur në një pikë sa nuk pret më, nuk ka si shtyhet më tej një çështje; nuk durohet dot më, nuk e shtyn dot më tutje; u mbush kupa; u derdh kupa; ka ardhur kandaribisht; ka vajtur (ka shkuar) thikakockë. Mban *verë e pi ujë (dikush). Mbush *tagarin me ujë (dikush). Mbush (mban) ujë me *shoshë (me shportë) (dikush). Mbytet në një *filxhan (me) ujë (dikush). Mbytet në një *gisht ujë (dikush). Mbytet në një *gotë (me) ujë (dikush). Mbytet në një *lugë (me) ujë (dikush). Mbytet në *lumë pa ujë (dikush). Mbytet në një *pikë ujë (dikush). I ndez *pushka në ujë (dikujt). E ndez zjarrin në ujë (dikush) është shumë i zoti, përballon çdo vështirësi, ia delçfarëdo situate; bën atë që s’ta pret mendja; nxjerr ujë nga guri; nxjerr vaj nga guri. Ngatërron ujërat (dikush) krijon probleme duke i përzier e duke i ngatërruar punët; e bën rrëmujë diku a diçka; përzien gjëra që s’duhen përzier. E ngre (çon) ujin *përpjetë (dikush). nis me *shoshë për ujë (dikush). Noton në një *gisht ujë (dikush). Noton në të njëjtat (në po ato) ujëra (me dikë) keq. ndjek po atë rrugë si dikush tjetër, ka pak a shumë po ato mendime e pikëpamje, është e vepron njësoj si ai; është në po atë gjendjepadëshirueshme. I numërohet (i duket) ujigurmaz (dikujt) është shumë i dobët, të vjen keq ta shohësh; i numërohen brinjët (fijet e brinjëve); është bërë bark e shpinë (dikush). Nxjerr *gjalpë nga uji (dikush). Nxjerr *sheqer nga ujët e detit (dikush). I nxjerr ujët. 1. (dikujt). I merr gjithçka dikujt, e shtrydh mirë; e shfrytëzon deripikën e fundit. 2. shih i nxjerr ujët e zi (dikujt a diçkaje). 3. (diçkaje). I shkon derifund, e zbulon plotësisht; i nxjerr tabanin; i nxerr (i zbulon) rrënjët. Nxjerr ujë nga guri (dikush) shih nxjerr vaj nga guri (dikush). E nxjerr ujin në *vatër (dikush). I nxjerr ujët e zi. 1. (diçkaje). E shkatërron diçka nga rrënjët, e përmbys krejt. 2. (dikujt). E mundon shumë dikë, i merr shpirtin duke e detyruarbëjë një punë shumërëndë; e qorton rëndë dikë, e dërrmon moralisht; i nxjerr ujët. Si *peshku në ujë. Si *peshku pa ujë (në të thatë, në zall). Peshkon në ujë të turbullt (në ujëraturbullta) (dikush) keq. punon tinëz, vepronmënyrë jo të ndershme, duke u munduarpërfitojë nga vështirësitë, në të cilat gjendet dikush, një vend etj. ose nga paqartësitë a rrëmuja e çastit; e turbullon një gjendje me qëllim që të nxjerrë përfitime. Ka pirë shumë ujëra (dikush) ka parë shumë gjërajetë, ka përfituar e ka mësuar shumë; ka njohur shumë gjëra e ka përvojëmadhe; ka pirë ujë në shumë burime (kroje); (është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull. Pi ujë (te dikush) keq. është vegël e dikujt, bën punën e tij; ushqehet me mendimet e dikujt; ka mbrojtjen e mbështetjen e dikujt, është njeriu i tij; i shkon pas ujërave (dikujt). Nuk pi ujë (diçka) nuk ka vlerë; nuk shkon, nuk ecën, nuk e ha njeri; nuk ndikon për asgjë; nuk ha bukë; nuk zë vend. Kam pirë ujë në një krua (me dikë) e kam pasur shok a mik të ngushtë dikë, jam shumë i afërt me të; e njoh prej kohësh dhe nga afër; jam prej një vendi me dikë; kam ngrënë me një lugë (me dikë). Ka pirë ujë në shumë burime (kroje) (dikush) ka përvojëgjatë, ka kaluar shumë vështirësi, halle etj., është përballur me shumë problemesituatandryshme, është i rrahur nga jeta e ka përvojëmadhe; ka pirë shumë ujëra; (është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull. Një *pikë ujë në det (në oqean). Prashit (mih) në ujë (dikush) shih rreh ujë në havan (dikush). (E pret) si ujët e pakët (e ftohtë) (dikë a diçka) e pret me dëshirëmadhe e me padurim, mezi pret që të vijë dikush a diçka ose të ndodhë diçka; e do shumë dikë, ka mallmadh për të, do që ta shohë sa më parë. *Pupël mbi ujë mospërf. *Pus pa ujë. Ia qiti nderin në ujë (dikujt) keq. është mosmirënjohës, është bukëshkalë; ti i bën mirë e ai ta kthen me të keq; e ka vrarë e mira (dikë); e zuri e mira (dikë); shkel bukën (me këmbë) (dikush); kund. nuk e bën bukën baltë (dikush). Rreh (grin, shtyp) ujë në havan (dikush) merret me një punëkotë, humb kohën kot duke bërë diçka që s’jep fryte; mundohet kot për diçka a flet kot e nuk e dëgjon njeri; prashit (mih) në ujë; flet në erë; çan dërrasa.; grin sallatë ; grin lakra ; i bie legenit . Ka rrjedhur shumë ujë ka kaluar një kohë e gjatë dhe kanë ndodhur shumë ngjarje; diçka është harruar, pasi ka kaluar shumë kohë. E spërkat me ujë trëndafili (dikë a diçka) e zbukuron, e paraqit më të mirë nga ç’është, ia mbulonmetat dikujt a diçkaje. *Stuhi (furtunë, shtrëngatë) në gotëujit iron. Ta shet ujin për *raki (për verë) (dikush). (Shkoi) *gur në ujë (në lumë) (dikush a diçka). I shkon (i vete) pas ujërave (dikujt) e ndjek dikësjellje e në veprime; bën sipas dëshirave e interesave të tij; ndjek rrugën (e dikujt); pi ujë (te dikush). I shkon uji nëpër shalë (dikujt). 1. Nuk i bën dot ballë një pune, një sulmi etj.; s’e mban e s’e përballon dot diçka. 2. Trembet shumë, tmerrohet, i shpëton nga frika; i shpëton shurra përçm. vulg. U shkri (u tret, humbi) si *kripa në ujë. E shkruaj në ujë (diçka) e quajhumbur diçka a bëj që të harrohet shpejt; e shkruajakull; e shkruajrërë. Shpon në ujë (dikush) shih bën një vrimë në ujë (në qiell, në shoshë) (dikush). Shto ujë e shto miell (dikush) mospërf. e zgjat a e zvarrit një punë pa fund, duke e rritur pa nevojë vëllimin e saj; e zmadhon diçka, nuk e mbyll a nuk e përfundon, duke shtuar vazhdimisht diçka e duke kapërcyer përmasat; shton punë; shto miell e shto ujë. Nuk turbullon *hurdhë me ujë (dikush). Nuk turbullon ujë (dikush) është i urtë dhe nuk sjell ngatërresa e shqetësime për të tjerët, nuk përzihet e nuk hap telashe. Turbullon ujërat (dikush) e ndryshon një gjendje duke ndërhyrë e duke vepruar, vë në lëvizje këdo e gjithçkafjetur për të arritur një qëllim. Ujë i bekuar (i tërbuar) shaka. rakia. Sa ujët e detit jashtëzakonisht shumë, pa masë. Ujë i fjetur shpërf. njeri i ngathët e i pazoti, i mpitë, i fjetur. Ujët e hollë (e vogël) euf. shurra e njeriut; nevoja e vogël. Ujët e madh (e trashë) euf. jashtëqitja e njeriut, muti; nevoja e madhe. Ujë për meshë njeri shumë i drejtë e i urtë. I vete uji në *çezmë (dikujt). E vë barkun në ujë rri pa ngrënë për një kohëgjatë; mbaj pehriz. Nuk e vë ujin në *zjarr (dikush). vjen uji në *lug. I vjen uji në *mulli (dikujt). *Vrimë në ujë. I ka zënë *lopata ujë (dikujt). zuri *luga ujë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.