Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hasude”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRISHTUAR
HASUDE

HASUD/É,~JA f., gjell. Ëmbëlsirëgatuhet me niseshte, me gjalpë a me vaj dhe me sheqer; reshedi. Hasude e shkoqur.

RESHEDI

RESHEDÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjell. Hasude. Reshedi me arra. Me reshedi e revani.

REVANI

REVANÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjell. Ëmbëlsirëbëhet me miell, me gjalpë, me vezë e me sheqer dhe që, pasi piqetfurrë, zakonisht mbytet me sherbet; një copë nga kjo ëmbëlsirë. Revani me kos. Tepsi me revani. Revani me niseshte ëmbëlsirë me niseshte, me gjalpë e me sheqer, e pjekurfurrë, hasude e pjekur.
S’e ha hoxha revaninë (dikush) iron. hiqet sikur nuk i pëlqen diçka, do që t’i luten për të ngrënë një gjë. E nisi revani e i doli pispili iron. ndryshe mendon e ndryshe i del, përpiqet për të mirë e i del tjetër gjë; mbjell bostan e dalin kastraveca; mbjell grurë e korr egjër. Me njërën dorërevani e tjetrënbakllava duke përfituar ngadyja anët; me të gjithamirat.

SAPUNHALLVA
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.