Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hasmëroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMIQËSOJ

ARMIQËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj armik dikë me një tjetër, e shtiegrindje, e futarmiqësi, kund. miqësoj. Armiqësoj fqinjët. Arriti t’i armiqësojë shokët. Armiqësoi familjen.
Sin.: hasmoj, hasmëroj, mërij, smiroj, urrej.

GJAKATOJ

GJAKAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Gjakos (dikë).
2. etnogr. Nis hasmërinë me dikë; hasmëroj. Kjo lëndinë i ka gjakëtuar.

GJAKËSOJ

GJAKËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Gjakos. E gjakësoi për vdekje.
2. etnogr. Bëj që të biengjak e të nisë gjakmarrja ndërmjet familjeve a ndërmjet fisevendryshme; i futgjak. I gjakësonin për t’i përçarë.
Sin.: përgjak, gjakos, hasmëroj, armiqësoj.

PËRÇAJ

PËRÇÁ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Fut grindjen në mes njerëzvelidhurmiqësi a të bashkuar nga interesa e qëllimenjëjta, ua prish bashkimin e lidhjen; prish në mes tyre njerëzitjanëlidhurmarrëveshje njëri me tjetrin, i ndaj e i armiqësoj. Politikapërçaj e sundo”.
2. Kaloj tejpërtej diçkaje; i bie mes për mes një vendi; çaj. Përçamë lumin (pyllin). Përçante qiellin.
3. vet. v. III E ndan mes për mes diçka, i shkon mes për mes dhe e ndan atë në dy pjesë. Drini përçan Alpet e Veriut (malësinë e Pukës).
Sin.: ndaj, çaj, prish, armiqësoj, hasmëroj, grind, gramshalesh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.