Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÁSHA pasth., bised. 1. vjet. Përdorej si betim për të siguruar dikë që diçka nuk ishte e vërtetë, që dikush nuk e dinte një punë. Hasha, s'di asgjë. Hasha, s'e mora vesh. Hasha, s'e pashë.
2. si ndajf. Përdoret së bashku me disa folje dhe formon me to togje të qëndrueshme me kuptimin e përgjithshëm “e mohoj dikë a diçka”. E bëri hasha. I ra hasha fjalës. E bëri hasha djalin.
HASHA/XHÍ,~XHÉSHË mb. Mohues.
✱Sin.: mohues, kundërshtues, mospajtues.
MOH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nuk e quaj të vërtetë diçka, them se nuk është ashtu, se nuk ka ndodhur etj.; them ‘jo’ për diçka; nuk pranoj ç’kam bërë ose ç’kam thënë më parë; e ha fjalën; kund. pohoj. S’e mohon askush (asnjeri). I mohoi fjalët. Mohoi gjithçka. S’ia mohoj të mirat. S’e mohoj ç’kishte thënë. Mos e moho!
2. Nuk pranoj qenien, rolin, rëndësinë, vlerën, domosdoshmërinë etj. të diçkaje, e quaj fare pa vlerë e pa dobi; s’e marr fare parasysh praninë e dikujt ose të diçkaje; nuk ia njoh dikujt një meritë a diçka tjetër. U mohonin të drejtat (punën). Mohonte rolin (rëndësinë, aftësinë) e tij.
3. Nuk i përmbahem më diçkaje ose dal kundër saj, nuk e përkrah a nuk e pranoj më; shkëput çdo lidhje me dikë, s’dua të di më për të; e braktis, e bëj hasha. Nuk i mohoi idetë (parimet). S’e mohoi gjakun e vet. S’e mohon vajzën (djalin, nënën, babanë).
4. filoz. Kundërshtoj ose e quaj pa vlerë njohëse çdo gjë të vjetër, nga e cila ka lindur diçka e re; kund. pohoj. Mohoj të vjetrën dhe pohoj të renë.
✱Sin.: thyej, shthem, çnjoh, braktis, rrëzoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë