Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hasem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAS

HAS vep., ~A, ~UR 1. kal. Takoj dikë a diçka rastësisht e papritur, ndesh. E hasarrugë (udhës). E hasistadium (në teatër, në kinema). Hasi një ari.
2. fig., kal. del përpara diçka e më pengon, ndesh; gjej, vë re. Hasi vështirësi (pengesa). Kam hasur shumë fjalërralla (shprehjepanjohura).
3. edhe fig., jokal. Hasem a ndeshem rastësisht e papritur në një pengesë ose në në vështirësi. Hasi në një gur (në mur). Hasigjurmë. Hasitokëfortë. Hasëmvështirësi (në pengesa). I hasi (i zuri, i ndeshi, i ra) sharragozhdë.
Sin.: ndesh, vërej, takoj, pengoj.

NDESHEM

NDÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë. U ndeshëmtren.
2. vet. v. III Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
3. Përplasem me dikë a me diçka që më zë rrugën. U ndeshën dy vetura (anije). U ndeshën kokëkokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung). Vështirësitë me të cilat ndeshemi sot.
4. fig. del përpara diçkaduhet kapërcyer; përballem. Ndeshet me realitetin. U ndeshën me vështirësi (me çështjendërlikuara). Ndeshemi me shfaqjehuaja. Zbatimi i këtij ligji është ndeshur me një sërë pengesash.
5. Biepërleshje; hyjluftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshënfushën e betejës. U ndeshën dy ushtri. U ndesh ballë për ballë me bishën.
6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemifutboll (në basketboll). U ndeshënfushë asnjanëse.
7. fig. Hyjkundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; biekundërshtim për diçka me një tjetër. U ndeshën midis tyre. U ndeshën interesat (pikëpamjet). U ndeshën dy rryma.
Sin.: takohem, shkëmbehem, ndërsynohem, stërditem, takoj, shoh, syzohem, përballem, zates, zatetem, ndesh, del, shfaqet, haset, has, gjej, gjendem, përleshem, përplasem, përpiqem, rrokem, sharapiqem, shukem, cakërrohem, mbrijohem, bucem, luftoj, dyluftoj, matem, garoj, shemëroj, goditem, fytafytem, luaj, hahem, kapem, grindem, zihem.

SHITOHEM
SHUPLAKEM

SHUPLÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Sëmurem duke menduar se më goditin hijet, shkalem.
2. pës. e SHUPLÁK.
Sin.: shkalem, hasem, shitohem.

STËRDITEM

STËRDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Takohem papritur me dikë rrugës, ndesh dikëkalim e sipër. U stërditëm disa herë atë muaj.
2. (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). del para syve papritur. I stërditi me atë fanitje.
Sin.: ndeshem, hasem, duket.

TAKOHEM

TAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndeshem a përshëndetem me dikë rastësisht a papriturudhë a diku tjetër; gjendem në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me dikë; hasem, U takova me të në treg (në aeroport). U takuan rastësisht.
2. vetv. I japim dorën njëri-tjetrit kur kemi lënë një takim. U takua me shokun (me mikun, me një të njohur). Takohen çdo ditë.
3. vetv. Piqem me dikënjoh dhe qëndroj për njëfarë kohe me të. Takohem me një shok (me një shoqe). Takohem me miqtë. U takuanmbrëmje.
4. vetv. Paraqitem te dikush a pres dikë për t’i dhënë, për t’i thënë a për t’i kërkuar diçka.; mblidhem me të tjerë për të vendosur për diçka. Takohemi me shokët. Takohet me zgjedhësit. Takohen me kryetarin (me ministrin, me shkrimtarin). Takohet me avokatin.
5. vetv., vet., v. III Puqet një gjë me një tjetër; afrohen dy a më shumë gjëra sa të puqen; bashkohen dy a më shumë gjëra. Takohen çatitë (majat e pemëve). Takohen anët (buzët) e dy dërrasave. Takohen dy shkronja. Takohet t-ja me h-dhe formojnë th-në. Tek emrat e njerëzve, kur takohet t-ja me h-në, nuk vihet apostrof (Mithat, Ethem dhe lexohen Mit’hat, Et’hem). Ku takohet qielli me tokën ku duket sikur qielli prek tokën; horizonti. Drini i Bardhë dhe Drini i Zi takohen pranë qytetit të Kukësit. Mali me mal s’takohet, njeriu me njeriun takohet. (fj. u.).
6. vetv., vet., v. III Ndeshet diçkajetë, në punë etj., haset, del përpara. Mundtakohen disa vështirësi (pengesa). Takohen dukuripanjohura. Takohet nganjëherë (shpesh, rrallë).
7. sport., vetv. Ndeshem me një tjetër, zhvilloj një garë sportive me dikë, luaj me dikë. Skuadrat u takuanfushë asnjanëse.
8. pës. e TAKÓJ.
Sin.: mbudhem, ndeshem, përshëndetem, piqem, tokem, zatetem, ceket, puthitet, haset, përballem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.