Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Grindem keq me dikë, zihem e rrihem, therem, vritem. U therën e u grinë! U grinë e u prenë.
2. vetv. Pësoj humbje të mëdha (në njerëz ose në material), dërrmohem. U gri kundërshtari.
3. fig., bised., vetv. Harxhoj shumë për të bërë diçka. U grinë nga paratë.
4. bised., vetv. Bëj diçka me shumë dëshirë, me zell e përpjekje, mundohem shumë, lodhem së bëri diçka (përdoret zakonisht në bashkëlidhje me emrat prejfoljorë asnjanës). U gri së punuari (së kërcyeri, së ngrëni, së foluri). U gri në punë.
5. pës. e GRIJ.
✱Sin.: therem, dërrmohem, zihem, vritem, harxhohem, ronitet.
►HAPËR/ÓHEMII jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shpenzohem, harxhohem për të blerë diçka.
2. vetv. Dalldisem.
✱Sin.: shpenzohem, harxhohem, dalldisem, hutohem, shastisem, trullosem, turbullohem.
►KONSUM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., kryes. v. III Harxhohet pak e nga pak; vjetrohet nga përdorimi. Konsumohen rrobat (këpucët).
2. edhe fig., vetv. Më kalon mosha, vjetrohem a plakem pak e nga pak; humbas dalëngadalë gjallërinë dhe energjitë fizike e mendore. Jam konsumuar tashmë.
3. pës. e KONSUMÓJ.
✱Sin.: harxhohem, shpenzohem, vjetrohem, plakem.
►KURS/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. edhe fin., vetv. Kursej paratë e fituara, të ardhurat e mia etj., duke i përdorur pak e nga pak, me ekonomi dhe me maturinë e duhur; kund. shpenzohem; harxhohem.
2. edhe fig., vetv. Ruaj shëndetin, forcat a fuqitë e mia; nuk e harxhoj menjëherë mundin dhe fjalët që duhet të them etj. Deputeti nuk kursehet asnjëherë kur diskuton a flet në parlament.
3. pës., vet. v. III e KURSÉJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë