Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAÇKALLÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Send i vjetër jashtë përdorimit, gjë e prishur; shkatërrinë, karakatinë. U bë baçkallomë shtëpia. - Si mbete, or mik, baçkallomë, baçkallomë e karakatinë?!
✱Sin.: gërmadhë, shkatërrinë, karakatinë, harvallinë, shpartallinë, shkatërr, zhgardhinë.
GËRDÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Kalë i vjetër dhe i dobët sa i duken kockat. Gërdallë e vjetër. Kishte hipur mbi një gërdallë.
2. fig., shar. Njeri me trup të gjatë dhe shumë të dobët; njeri i plakur dhe shumë i dobët. Gërdallë e gjatë. Gërdallë plakë.
3. fig. Diçka e vjetruar dhe e shkatërruar që nuk vlen më; diçka pa vlerë. Makinë gërdallë. Mbeti këtu kjo gërdallë (për makinën).
4. si mb. Që është i vjetër. Kalë gërdallë. Shtëpi gërdallë. Tokë (arë) gërdallë.
✱Sin.: rrangallë, gargë, rrozg, ngordhësirë, harvallinë.
HARVALLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtëpi e vjetër, e prishur dhe e shkatërruar; shkatërrinë, karakatinë. Është bërë harvallinë.
2. keq. Grua me trup të madh e të shëmtuar; gërdallë.
3. si ndajf. Në gjendje të shkatërruar. Shtëpinë e gjeta harvallinë.
✱Sin.: shkatërrinë, karakatinë, shpartallinë, gërdallë.
SHKARDHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shtëpi e shpartalluar, që fut erën nga të katër anët, shkartinë, shkatërrinë. Jetonte në një shkardhinë. Dukej si një shkardhinë nga larg ajo shtëpi.
✱Sin.: karakatinë, harvallinë, gërmadhë, shkartinë, shkatërrinë.
SHKARTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru që i ka hyrë krimbi. E preu atë shkartinë. Shkartinën do ta përdorte për zjarr.
2. Shtëpi e shkatërruar; zhgardhinë. E përdorte shkartinën si ahur. Nuk shihej me sy ajo shkartinë. Ndërtesa ishte kthyer në një shkartinë.
✱Sin.: shkatërrinë, karakatinë, harvallinë, gërmadhë, shkartinë.
SHKARVALLÍ/NË, ~A f. sh. ~A, ~AT Shtëpi apo ndërtesë e vjetër dhe e shkatërruar. Jetonte në një shkarvallinë. E krahasoi pallatin me shkarvallinën e vet.
✱Sin.: shkartinë, shkatërrinë, karakatinë, harvallinë, gërmadhë.
SHKATËRRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkatërrim, rrënim, rrafshim. Shkatërresë e plotë. I shpëtoi shkatërresës.
2. Gjë e shkatërruar; shkatërrinë, karakatinë, gërmadhë, harvallinë. Jetonte në një shkatërresë. U shemb shkatërresa.
✱Sin.: shkatërrinë, karakatinë, gërmadhë, harvallinë, rrënim, rrafshim.
SHKATËRRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndërtesë a shtëpi e vjetër që është gati në të rënë, karakatinë, harvallinë, shpartallinë. Jetonte në një shkatërrinë. Ishte kthyer në një shkatërrinë.
✱Sin.: karakatinë, gërmadhë, harvallinë, shpartallinë, shkartinë, shkatërr, baçkallomë, zhgardhinë, zhargavinë.
TALLAHÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Shtëpi pa dyer e pa dritare, karakatinë. Jetonin në një tallahaçë.
✱Sin.: harvallinë, karakatinë, shkatërrinë, shpartallinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë