Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁSH/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT krahin. 1. Ashkël, dru e vogël e çarë për zjarr. I bëra ashrat për stufë. Ashra dushku. I bëj degët ashra.
2. Copë druri e çarë si dërrasë e hollë, që përdoret si petavër ose që vendoset ndërmjet trarëve të tavanit për të mbuluar çatinë. Ashër e çatisë. Çati me ashra. Ashrat e shtëpisë. U fsheh në ashra. I vuri ashra murit. Çaj (bëj) ashra. Shtroj ashra.
✱Sin.: ashkël, bujashkë, spirrë, hatull, hartosë, petavër, pullazinë.
♦ Janë bërë ashra (me njëri-tjetrin) u ka hyrë grindja, janë zënë, janë përçarë; u ka hyrë bukla; hanë kokën (me njëri-tjetrin). Çan ashra (dikush) shih çan dërrasa (dikush).
HÁTULL,~A f. sh. ~A, ~AT ndërt. 1. Pjesa e ndërtesës ndërmjet trarëve e pullazit të tavanit ku bashkohen qeprat e gërshërëzat etj.
2. kryes. sh. Brez muri i drunjtë a drunjtë mbajtës (baballëkët, gërshërëzat etj.) që janë në këtë pjesë të ndërtesës. Hatulla e shtëpisë. U fsheh në hatulla. Hyri nëpër hatulla. Mur me hatulla. I vë hatulla murit.
3. Petavër. Hatullat e çatisë. Çaj hatulla. Mbuloj me hatulla. Shtron hatullat.
4. Qafore hekuri me thumba, që u vihet qenve në qafë për të mos i mbytur ujku. Hatulla e qenit.
✱Sin.: pullazinë, hartosë, kallkan, petavër, qafore.
♦ S’është në hatulla (dikush) keq. s’është në rregull nga trutë; rrëshqiti nga mendja; ka një dërrasë mangut. Ka një hatull mangët (dikush) tall. shih ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall.
SHÍKULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degë e hollë dhe e përkulshme; thupër, fshikull. E fshiku me shikull. E bërë shikullën gati për të. Gardh me shikulla.
2. Dërrasë e ngushtë, që përdoret për të mbuluar çatinë; hatull, petavër, pullazinë. Çati me shikulla. Dru që përdoret për shikull. I bëri gati shikullat për çatinë e re.
3. Dërrasë e hollë, e çarë me sëpatë. Shikull bredhi.
✱Sin.: cupil, fiskajë, fiskël, fisk, fshikull, guzhëm, mënjollë, purtekë, thupër, vishkull, ashër, baskore, çatmë, fundake, hartosë, hatull, shklesë, petavër, pullazinë.
SHÍNDËR,~RA f., bot. 1. Lëndë ngjitëse që kullon prej disa drurësh halorë; rrëshirë, mirrë, zamkë. Shindër pishe. Duart i ngjitnin prej shindrës. Era e shindrës. Ishte ngulur në shindër.
2. Dërrasë e ngushtë për të mbuluar çatinë, ashër; petavër, pullazinë. Shindër për çati. E mbuloi çatinë me shindër.
✱Sin.: rrëshirë, mirrë, shirë, zamkë, flugë, ashër, baskore, çatma, fundake, hartosë, hatull, shklesë, petavër, pullazinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë