Fjalori

Rezultate në përkufizime për “harrur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARË

ÁR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Tokëlërohet dhe mbillet, tokë buke. Arë e mbjellë (e korrur). Arat e fshatit (katundit). Arë me grurë (me misër). Arë me egjër. Arë e harrur. Bimët (kulturat) e arave. Miu i arave (zool.). Lëroj (ujit) arën. Punonarë.
Arë pa egjër njeri i ndershëm, i pastër e i mirë; që s’ka asnjë ligësishpirt; miell pa krunde; pika e parë2; e ka zemrën (shpirtin) qelibar (dikush). Si ara e fara mospërf. janë njësoj, nuk kanë ndonjë dallim; si njëri dhe tjetri; një bathë e një kokërr; çerep e vegsh të një dheu keq. arë e në vresht shih kodra pas bregut. U bëfsh si ara me grurë! ur. (për një nuse) paç shumë fëmijë, u shtofsh e u shumofsh! I bie *shiuarë (dikujt). Bjer *shiarën time! Eja *baba të të tregoj arat (vreshtin)! iron. E ha arën në *këmbë (pa korrur) (dikush) iron. E ha *grurin që në arë (dikush). E ha *misrin që në arë (dikush). S’hyjarat e tjetrit nuk ngatërrohem në një çështje që i përket dikujt tjetër, s’ndërhyjpunët e një tjetri; nuk fut hundët (hundën) iron. Si *kauarë (në ugar). I ka arat *të korrura e të shira (dikush). I kam qetëarë (në zgjedhë) jam shumë i zënë e s’më pret puna, s’kam kohë, jam me ngut; e kam ujinarë; i kam rrobatfinjë; e kam çerepinzjarr. E kam ujin në *fundarës. E kam ujin në *kryearës. E kam ujinarë. 1. Jam shumë i zënë, kamdorë një punëngutshme, që duhet ta mbaroj shpejt; jam me ngut, nuk pres dot; i kam qetëarë (në zgjedhë); i kam rrobatfinjë; e kam çerepinzjarr. 2. Më vete puna mbarë, më ka duk puna; e kam ujinkryearës. Nuk na la *qetëarë (dikush) iron. Ka mbetur si *kauarë (dikush). E nget arën me tre qe (dikush) iron. hyn kotpunët e tjetërkujt; kujton se mundbëjëshumë sesa ka fuqi dhe mundzgjidhë çdo gjë; i duket se mund t’ua zgjidhë halletgjithëve. Shkofshaarë e mos gjetsha qetë! tall. thuhet për dikështiret sikur dëshironpunojë, por në të vërtetë është përtac dhe i shmanget punës. Nuk po të shkunden *kallinjtëarë (diku). I tregon (i rrëfen) *babait arat (dikush) iron.

ARËSUAR

ÁRËSÚAR (i, e) mb. është i larguar, i mënjanuar, i hequr nga ara. Kopsht i arësuar. Tokë e arësuar.
Sin.: i harrur, i dëlirur, i pastruar, i qëruar.

BITËRR

BÍT/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT Bimë misri e vogël, që e shkulim nga ara gjatë rrallimit; harrje. Shkul bitrrat. Bitrrat ua hedhin lopëve. Mbeti bitërr nuk u zhvillua, mbeti i hollë e i dobët.
Sin.: harrje, harrë, e harrur, tëharrje, rrallishtë, rrallesë.

BRIZUAR

BRIZÚAR (i, e) mb. I pastruar; i qëruar.
Sin.: i pastruar, i spastruar, i tëharrur, i harrur, i dëlirë, i kulluar, i filtruar, i rafinuar.

HARRUR

HÁRRUR (i, e) mb. 1.është rralluar (për misrin, për bimët etj.); që është krasitur (për hardhinë, për pemët etj.). Misër (grurë) i harrur. Hardhi e harrur.
2. Që i janë hequr a shkulur barërat e këqija, që është pastruar a është qëruar nga këto barëra. Arë e harrur. Kopsht i harrur.
3. fig. Që i janë hequr pjesët e tepërta a të dobëta, që është krehur (për një vepër letrare, shkencore etj.). Punim (studim) i harrur.
Sin.: i tëharrur, i krasitur, i rralluar, i pastruar.

HERRTAR

HERRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Harrës; vegël për të harrur.

HERRUR
KIZË

KÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bujq. Thikë me majëkthyer, që përdoret për të harrur hardhinë, rrushin etj.
Shkojnë *hekurkizë.

KRAHITUR

KRAHÍTUR (i, e) mb. 1. I harrur. Grurë (misër) i krahitur.
2. I krasitur. Pemë e krahitur.
3. I pastruar me fshesë nga byku (për drithinlëmë). Grurë i krahitur.
Sin.: i harrur, i krasitur.

KRASITUR

KRASÍTUR (i, e) mb.është krasitur; i harrur. Pemë e krasitur.
Sin.: i harrur, i tëharrur, i shkadhitur.

MIELL

MÍELL,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pluhur i imët, që bëhet duke bluar drithin dhepërdoret për të bërë bukë e për gatesatjera. Bukë me miellbardhë (të zi, integral). Miell i hollë (i imët, i trashë). Miell gruri (misri, orizi). Marr miellin për të bërë petulla. Maja e miellit. Fabrika e miellit. Një dorë miell. Sit miellin. I butë si miell. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. (fj. u.).
2. Pluhuridel kur thërrmohen imët, bluhen ose përpunohen disa lëndë. Miell patatesh (salepi). Miell mishi (peshku). Miell gjaku (qumështi). Miell kockash (eshtrash). Miell druri (sharre). Miell guri (tullash). Miell bari (jonxhe, rrënjash). E bëri miell e bloi a e thërrmoi imët. I lirëmiell, i shtrenjtëkrunde. (fj. u.) nuk kursen aty ku duhet. Guripunon shtruar bën miellbutë. (fj. u.) ai që është këmbëngulës dhe pa shumë fjalë bën punëmirë.
3. Përdoret si pjesë e dytë në një varg emërtimesh të pathjeshtadisa kandrrave, që zakonisht ushqehen me miell: Brumbulli i miellit. Flutura (tenja) e miellit. Merimanga e miellit.
U për ta lyer me miell (dikush) shak. Ka shumë kohë që nuk e kam takuar; nuk ka ardhur prej kohësh për vizitë a për të ndenjur dhe më ka marrë malli shumë për të; po e pres me shumë mall; ranë sytë (për dikë); ma bëri syrin bakër (dikush); kund. nuk më preu barku (për dikë). Bën *bakllava me miell thekre (dikush). E bëri *drithë e miell (dikush). I ka rënë mielli (dikujt) është thinjur krejt, është zbardhur nga flokët. S’të bluan miell (dikush) nuk të mbaron punë, nuk të ndihmon për zgjidhjen e një problemi; nuk është i aftë për asgjë; të lë në baltë; është avull kungulli; s’lëshon gjë në brazdë; kund. mbaron punë (dikush). Bluan miellhollë (dikush) thotë gjëramençura, është i mprehtë nga mendja; pret (tjerr) hollë. *Brumë i një mielli. *Buka e një mielli. Kemi ngrënë një *hambar miell (bashkë). I lirëmiell e i shtrenjtëkrunde (dikush). 1. Harxhon pa kursim diçkavlefshme e kursen diçka tjetërpakvlefshme; i lirëdjathë e i shtrenjtëhirrë; ruan me trastë e prish me thasë. 2. Bën lëshime për gjëraçmuara e nuk lëshon për gjëraparëndësishme. *Majë mielli. I ka marrë era miellin (dikujt). 1. Ka humbur shumë e nuk ështëgjendjefitojë përsëri. 2. Është çoroditur e s’e mbledh dot veten; s’është mirë nga trutë; fluturon kot. I merr krundet për miell (dikush) mashtrohet lehtë e ngatërronkeqen nga e mira, nuk ndan dot të dobishmen nga e padobishmja. Marr miell hua. 1. Kam marrëdhëniemira me dikë, jemi miqmirë (për dy familje a për dy veta). 2. Keq. Nuk jam aq i zgjuar e nuk ia them vetë për diçka; nuk kam mendim timinpavarur, dëgjoj e përsërit ç’thonëtjerët; flas, mendoj a veproj siç më thotë dikush, huazoj mendimet e të tjerëve. E mbahet me miell hua (dikush) nuk ka të ardhura, është i varfër, jeton me lëmoshën e mëshirën e të tjerëve; mezi siguron jetesën. *Mi në miell. Miell pa krunde njeri i ndershëm, i pastër e i mirë; që s’ka asnjë ligësishpirt; arë pa e jer; arë e harrur; pika e parë2. Miell i pasitur. 1. Diçka e cilësisë jo të mirë ose që nuk është pastruar nga lënda e pavlefshme. 2. Mospërf. Njeri (zakonisht i ri) i papjekur; kalama. Miell i një thesi njerëznjëjtë, të njëllojtë, të një brumi; njerëz me të njëjtat veti a shije. Miell nga thesi i botës (i huaj) iron. Punë a vepër e tjetërkujt, që s’është vepër vetjake e dikujt; diçka e marrë ngatjerët (fjalë, mendim etj.). *Sytë nga qielli e duart nga mielli. I shet krundet për miell (dikush) ta hedh, të mashtron, të jep a të thotë diçka që s’të duhet; e paraqit diçkakeqe si diçkamirë; e shet gjizën për djathë; e shet hirrën (shëllirën) për qumësht. Shto miell e shto *ujë (dikush). Si *thesi e mielli mospërf.

PASTRUAR
SHARMUAR

SHARMÚAR (i, e) mb. Që është sharmuar, që është krasitur; i krasitur. Degë hardhie të sharmuara. Hardhi e sharmuar. Hardhitë e sharmuara kishin nisurbulonin.
Sin.: i krasitur, i sharmuar, i kier, i harrur, i rralluar, i shkurtuar, i cunguar, i shkadhitur, i zhveshur.

TËHARRUR

TËHÁRRUR (i, e) mb. 1.është hequr, që është shkulur (një bar i keq), a që është rralluar ( nga degët e padobishme).
2. fig. Që është shkurtuar (një tekst, një artikull) nga pjesët e dobëta a të tepërta.
Sin.: i harrur, i rralluar, i shkurtuar, i krehur.

ÇAKOSUR

ÇAKÓSUR (i, e) mb.është krasitur (për pemët e shkurret).
Sin.: i krasitur, i shkadhitur, i harrur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.