Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAHARRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mbahet mend përgjithnjë; që nuk mund të harrohet; kund. i harrueshëm. Ngjarje (ditë ditëlindje) të paharrueshme. Takim i paharrueshëm. Përshtypje të paharrueshme. Kujtim i paharrueshëm.
✱Sin.: i paharruar, i pashlyeshëm, i pashlyer, i kujtueshëm.
PASHLÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të hiqet, të fshihet a të lahet (për një njollë etj.); kund. i shlyeshëm. Njollë e pashlyeshme. Shenjë e pashlyeshme (e plagës).
2. Që nuk mund të shlyhet (për një borxh a detyrim). Borxh (detyrim) i pashlyeshëm. Shumë e pashlyeshme.
3. Që s’mund të lihet në heshtje a mënjanë, që s’mund të mohohet; kund. i shlyeshëm. Dëshmi të pashlyeshme.
4. Që është tepër i rëndë e nuk mund të lahet me punë, me sjellje të mirë a me ndonjë mënyrë tjetër, që mbetet si njollë përgjithnjë. Faj i pashlyeshëm. Turp i pashlyeshëm.
5. fig. Që mbetet i gjallë në kujtesë për një kohë të gjatë, që nuk mund të harrohet, që nuk mund të hiqet nga mendja, nga zemra etj.; i paharrueshëm; kund. i shlyeshëm, i harrueshëm. Ndjenja të pashlyeshme. La përshtypje (mbresa, gjurmë) të pashlyeshme. Kam kujtime të pashlyeshme.
✱Sin.: i pashlyer, i paharrueshëm, i gjallë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë