Fjalori

Rezultate në përkufizime për “harmuri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HARMURI

HARMURÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tokë e shkrifët, që nuk mban lagështi.
2. si mb. thërrmohet lehtë; që është i shkrifët. kund. i ngjeshur. Tokë harmuri. Vend harmuri.
Sin.: i shkrifët, i thatë, i shkrydhët, i shkrifur.

NGJESHUR

NGJÉSHUR (i, e) mb. 1. Që i ka thërrmijat, shtresat ose pjesët përbërësebashkuara a shumëafruara njëra me tjetrën, i rrasët, i dendur; i ndrydhur; kund. i shkrifët, i çngjeshur, i pangjeshur, harmuri. Tokë e ngjeshur. Borë e ngjeshur. Bistak rrushi i ngjeshur. Shkëmbinj gëlqerorëngjeshur. Pëlhurë (beze) e ngjeshur. Karton i ngjeshur.
2. tek.bëhet a është bërë më i dendur e më solid, i kondensuar. Materie e ngjeshur nga forca e rëndesës.
3. Që i ka radhët shumë afër njëra-tjetrës, që nuk lë të depërtojë diçka; kund. i rrallë. Rreshtangjeshur. Mbrojtje e ngjeshur. Turmë e ngjeshur si një bllok.
4. fig. I mbushur mirë me diçka; i ngarkuar. Plan i ngjeshur. Program i ngjeshur. Vit i ngjeshur (me aktivitete).
5. I fuqishëm e i shëndetshëm, i lidhur. Me trupngjeshur. Me shpatullangjeshura. Është i shkurtër, por i ngjeshur.
6. Që i është bërë ngjeshja për të ngelur shtatzënë. Nusja e ngjeshur mbeti shtatzënë.
7.është ngjeshur me fjalë. U largua i ngjeshur mirë.
8. I veshur i tëri, i mbathur; kund. i zgjeshur. I ngjeshur si për acar.
9. gjuh., let., filozof., kompj.është përqendruarformë a në strukturë, i kondensuar. Struktura kuptimorengjeshura.
Sin.: i ngjeshët, i dendur, i rrasur, i kondensuar, i ngushtë, i ngushtuar, i citosur, i dendësuar, i ngrydhët, plloçë, i hupët, i shkelur, i presuar, i shtypur, i ndrydhur, i trashë, trupak, i thukët, i rrasët, i tulatur, i rrasallitur, i rëndë, shatorr, shulak, i shpeshtë, i zhulatur, shtëng, shtupë, i thatë, tallabak, i shtrënguar, i fortë, thuk, i mbushur, i mbrujtur, i shëndetshëm, topolak, dërdëng, i shëndoshë, rrondokop, i fuqishëm, i lidhur, brufullak, i ngarkuar, i vejtur, i zënë, i ngjizur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.