Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALOGJÍ,~A f. 1. mjek. Paaftësi për të harmonizuar mendimet dhe të folurit, si pasojë e një dëmtimi në tru; paarsyeshmëri, pakuptimësi, palogjikësi. Vuan nga alogjia. Trajtimi i alogjisë. Pacient me alogji. U mjekua nga alogjia.
2. psikol. Ndryshimi i shprehjes së mendimeve, në formën e një varfërimi ligjërimor gojor, që shprehet me të folur të rrëgjuar, me përgjigje të shkurtra, të përsëritura, të panatyrshme etj.; paaftësi e të folurit si pasojë e pamjaftueshmërisë intelektuale.
EKUILIBRÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është në gjendje ekuilibri, që është ekuilibruar; kund. i çekuilibruar. Gjendje e ekuilibruar. Ekonomi e ekuilibruar. Forca të ekuilibruara në fushë. Lojë e ekuilibruar. Arritja e marrëdhënieve të ekuilibruara.
2. fig. Që mendon e vepron me maturi. Është një vajzë më e ekuilibruar se unë. Ishte ndër njerëzit më të ekuilibruar që kisha njohur. Komision i ekuilibruar.
3. fig. Që ka një gjendje normale mendore a psikike. Personalitet i ekuilibruar. Qëndrim i ekuilibruar. Dukej i ekuilibruar pas terapisë.
✱Sin.: i baraspeshuar, i harmonizuar, i drejtpeshuar, i qëndrueshëm, i matur.
GJASHTËSHIFRÓR,~E mb. Që ka gjashtë shifra. Numër gjashtëshifror. Sistem i harmonizuar gjashtëshifror.
HARMONIZÚAR (i, e) mb. Që është harmonizuar; që është bërë i harmonishëm. Zhvillim i harmonizuar. Përpjesëtime të harmonizuara. Veprime (përpjekje) të harmonizuara. Tinguj të harmonizuar (muz.). Kooperimi i harmonizuar i degëve.
LINJËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është vendosur në një vijë të drejtë ose në një rresht të përputhur, qoftë në kuptim fizik, grafik apo teknik.
2. fig. Që është i harmonizuar ose i përshtatur me të tjerët në qëndrime, mendime, plane për të arritur një objektiv të përbashkët; që është në përputhje me një linjë të caktuar, që ndjek një grup ose një sistem. Një strategji e linjësuar me standardet ndërkombëtare.
ORGANIZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Çdo qenie e gjallë (bakter, kërpudhë, njeri, kafshë, bimë etj.), e përbërë nga një qelizë e vetme ose një kompleks qelizash në të cilin organelet ose organet punojnë së bashku për të kryer proceset e ndryshme të jetës; formë jete e një qenieje të gjallë. Organizëm i gjallë (i vdekur). Organizëm shtazor (bimor). Organizëm i thjeshtë (i ndërlikuar). Organizëm njëqelizor (shumëqelizor, joqelizor). Organizmi i njeriut (i kafshës, i bimës). Zhvillimi i organizmave të gjallë.
2. Tërësia e organeve të një qenieje të gjallë me vetitë e funksionet përkatëse, trupi i një qenieje të gjallë. Oksigjeni hyn në organizëm. S’ia duron organizmi të hajë yndyrna.
3. Organi politik, shtetëror a shoqëror, i parë në tërësinë e pjesëve përbërëse; njësia që është ndërtuar e vepron si një tërësi funksionale e harmonizuar e ngjashme me një trup të gjallë. Organizmi shoqëror (i shoqërisë). Organizëm shkencor. Organizëm vetëveprues. Organizëm ndihmës. Organizmat politikë (shtetërorë, ekonomikë). Organizmat e partisë (e pushtetit).
PAHARMONIZÚAR (i, e) mb. Që nuk është i harmonizuar; që nuk është harmonizuar; kund. harmonizuar. Veprime (qëndrime, politika) të paharminozuara. Ekip i paharmonizuar.
ÇHARMONIZÚAR (i, e) mb. Që ka humbur harmonizimin, që është çharmonizuar; kund. i harmonizuar. Skuadër e çharmonizuar. Trup i çharmonizuar.
✱Sin.: i çrregulluar, i pështjelluar, i çorganizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë