Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKORD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. muz. Vë në akord telat e një vegle muzikore ose sjell në të njëjtin ton zërat ose veglat muzikore, harmonizoj, përputh ose pajtoj në një ton muzikor; rregulloj ose harmonizoj një instrument; kund. çakordoj. Akordoj violinën (mandolinën, kitarën, pianon). Akordoj veglat. Akordoj zërat.
2. Bëj që të jetë diçka në përputhje ose në harmoni, harmonizoj elemente, njësi, pjesë etj. Akordoj planet. Akordoj nenet me statutin. Akordoj diskutimet rreth një çështjeje.
3. radio. Vë radion në një valë të caktuar për t’u lidhur me një dhënës. Akordoj marrësin me dhënësin.
4. libr. Pajtoj ose bashkërendoj interesat a qëllimet mes dy palëve, bie në bashkëmarrëveshje. Akordoi interesat (pikëpamjet). I akordoi telat me dikë (keq.) është marrë vesh, ka rënë në ujdi me dikë. I vuri në akord punët i vuri në terezi punët.
5. ek. Jap ose miratoj një kredi, një bursë, një fond, një tender etj. Banka e akordoi kredinë. Akordoi fonde për bujqësinë.
✱Sin.: përshtat, pajtoj, përputh, harmonizoj, miratoi, lejoj.
EKUILIBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. spec. Vë në baraspeshë, mbaj a sjell në ekuilibër; baraspeshoj; kund. çekuilibroj. Ekuilibroj peshoren. Ekuilibroj trupin. Ekuilibroj forcat. Ekuilibronin forcat e erës me muskujt e tyre. Aktor mediatik që ekuilibronte disa pushtete. Do të ekuilibronte natyrën radikale të fitimtarit.
2. fig. Vë diçka në gjendje qëndrueshmërie a harmonie; kund. çekuilibroj. Ekuilibroi tregun. Të ekuilibronte sa të ishte e mundur konfliktet. Madje të ekuilibronte edhe urrejtjet.
✱Sin.: baraspeshoj, harmonizoj, drejtpeshoj.
HARMONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. kal. E bëj të harmonishëm, e bëj të jetë harmonik. Harmonizoj ngjyrat. Harmonizoj përmasat. Harmonizoj pjesët e trupit (në një skulpturë). Harmonizoj kërkesat me mundësitë. Harmonizoj këngën (melodinë).
2. fig., kal. Pajtoj a përputh plotësisht (interesat, mendimet etj.) Harmonizoj kërkesat me mundësitë. Harmonizon marrëdhëniet.
3. muz., jokal., kryes. v. III Tingëllon bukur a këndshëm. Harmonizojnë tingujt. Harmonizon zërin.
✱Sin.: pajtoj, përputh, bashkërendoj, përshtas, përpjestoj.
LINJËSÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vendos, i rreshtoj ose i orientoj elementet në një vijë të drejtë. Linijësoj oraret e punës me ato të kolegëve. Inxhinieri linjësoi me kujdes dy pjesët e mekanizmit. Në dokument, ai linjësoi të gjithë titujt majtas për një paraqitje më të pastër.
2. fig. Harmonizoj qëndrime, mendime, plane për të arritur një objektiv të përbashkët. Drejtoria po përpiqet të linjësojë politikat e saj me rekomandimet e reja.
MOSHARMONIZÍM,~I m. [lexo: MOS-HARMINIZÍM] Mungesë harmonizimi; veprimi dhe gjendja kur nuk harmonizoj ose kur nuk harmonizohen dy a më shumë procese a gjëra. Pasojat e mosharmonizimit të ligjit për rregullat e trafikut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë