Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hareshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUHISHËM
CULLUFE

CULLÚF/E,~JA f., kryes. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokëshvaren tëmthave ose mbi ballë. Me cullufegjata. Mbaj cullufe. Lëshoj cullufet. Pres cullufet.
2. Flokët. I tundi hareshëm cullufet e çelëta. Cullufet e bardhakokës. Plaku shkuli mustaqet, plaka cullufet.

GAZMENDSHËM

GAZMÉNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të mbush me gëzim e hare, shumë i gëzueshëm, i hareshëm; që kalohet plot gëzime. Jetë e gazmendshme. Ditë e gazmendshme.
2. shpreh gëzim e hare; i gëzueshëm. Sy të gazmendshëm. Qeshjegazmendshme.
Sin.: i gëzueshëm, i hareshëm.

HADHJAR

HADHJÁR,~EI mb., arb. ndien gëzim, që është gjithë gaz; i gëzuar, i gëzueshëm, i lumtur.
Sin.: i gëzuar, i gëzueshëm, i qeshur, gazmor, i ngazëlluar, i hareshëm.

HAREMË
HAREPSUR

HARÉPSUR (i, e) mb. I hareshëm.

HAREPSUR

HARÉPSUR ndajf., arb. Me gëzim; hareshëm.

HARESHËM
LOZONJAR

LOZONJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i dhënë pas lojës, ai që lëviz shumë.
2. Ai që është shakaxhi, i hareshëm e plot gjallëri.

NGAZËLLUESHËM

NGAZËLLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të sjell ngazëllim; i ngazëlluar, i hareshëm. Tingujngazëllueshëm. Moment i ngazëllueshëm.

PARRUDHOSUR

PARRUDHÓSUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka rrudhafytyrë; i parrudhur; kund. i rrudhosur. Me ballëparrudhosur.
2. Që nuk është i rrudhosur; që nuk është rrudhosur; i pazhubrosur; kund. i rrudhosur. Kostum i parrudhosur. Rroba të parrudhosura.
3. fig. I drejtë, i saktë, i rregullt. Dinjitet i parrudhosur shoqëror. Ta mbash zemrënparrudhosur, të jesh shpresëdhënës, i sjellshëm, i hareshëm, i respektshëm: kështu mund të triumfohet mbi pleqërinë.
Sin.: i parrudhur, i pazhubrosur, i drejtë, i saktë, i rregullt.

STAJE-STAJE

STÁJE-STÁJE ndajf. Grupe-grupe. rinjtë ishin ndarë staje-staje e po luanin hareshëm. Dhentë ishin ndarë staje-staje nëpër luginë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.