Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARDALLÍNË mb., krahin. Që është prishur e shkatërruar, që është shembur e rrëzuar përdhe (për diçka të ndërtuar). Shtëpi hardallinë. Fshat hardallinë.
✱Sin.: i shkatërruar, i rrënuar, i shembur, i rrafshuar, i prishur, i shkretuar.
HARDALLÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Ajo që ka trup të trashë e të rëndë.
2. fig. Ajo që është e trashë nga mendtë, e pagdhendur. Flet me një hardallinë.
✱Sin.: e trashë, e shëndoshë, e pagdhendur.
HARDALLÍN/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. Shtëpi a gjë e vjetër e shkatërruar, që është gati për t’u rrëzuar; gardhishtë, karakatinë. E ka shpinë si hardallinë.
2. gjell. Gjellë shumë e hollë, pa yndyrë e pa shije; lëtyrë; spirilëng.
3. gjell. Qumësht shumë i holluar me ujë.
✱Sin.: gardhishtë, karakatinë, lëngëtyrë, lëtyrë, spirilëng, spirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë