Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARBÚT,~E mb., bised. 1. hist. Që i përkiste vegjëlisë, shtresës a njerëzve të thjeshtë të popullit (në Perandorinë Osmane). Turmë harbute.
2. përb. Që ka sjellje të keqe; i pagdhendur e gojështhurur; i vrazhdë. Njeri harbut. Sjellje harbute. Shprehje harbute.
✱Sin.: i vrazhdë, i ashpë, i rëndë, gojështhurur, i pagdhendur, i paedukatë.
HARBÚTSHËM (i), ~ME (e) mb. Që është harbut a ka sjellje harbuti.
HARBUTËRÍSHT ndajf., bised., keq. Në mënyrë të pasjellshme, të pagdhendur, të vrazhdë dhe pa edukatë; si harbut, harbutçe; me harbutëri, vrazhdë. Sillej harbutërisht. Foli (u përgjigj) harbutërisht.
✱Sin.: harbutçe, ashpër, vrazhdë.
PAEDUKÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk ka marrë edukatë të mirë, që nuk është edukuar drejt; kund. i edukuar. Fëmijë i paedukuar.
2. I paedukatë. U tregua i paedukuar.
✱Sin.: i paedukatë, i pasjellshëm, i panjerëzishëm, i paqytetëruar, i pagdhendur, gojëlëshuar, gojështhurur, gjuhëlëshuar, gjuhështhurur, harbut.
PAGDHÉNDUR (i, e) mb. 1. Që nuk është gdhendur (për t’u bërë i rrafshët a i lëmuar), i palatuar; kund. i gdhendur. Trung (shkop) i pagdhendur.
2. fig. Që i mungon arsimi, kultura dhe edukata e mirë, i paditur; që ka sjellje të vrazhdë e të pahijshme; i trashë. Njeri i pagdhendur. Mbeti i pagdhendur.
✱Sin.: i palatuar, i trashë, trashaman, i paedukuar, i metë, i paqytetëruar, i breshtë, gjuhëtrashë, avdall, harbut, gaberr, malok, anadollak, malatak, kaba, bagëti.
♦ *Kërcu i pagdhendur përçm. *Tra i pagdhendur përb.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë