Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARÁM,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i prapë, jo i mbarë, nga i cili s'ke dobi. Harami i shtëpisë. Harami i shkollës. Harami s'bëhet hallall. (fj. u.).
✱Sin.: i keqi, i prapti, i padobishmi.
♦ U bë haram (dikush) është bërë i prapë e i keq; nuk është në rrugë të drejtë. Ia bëri haram (dikujt) vjet. 1. Ia prishi diçka, ia nxiu, ia bëri që të mos kënaqet me diçka. 2. Ia mallkoi diçka, ia përfoli që t’i bëjë keq; ia mohoi; kund. ia bëri hallall. Haram e paç! mallk. mos e gëzofsh!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë