Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hapërdahem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRHAPEM

PËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. sh. Largohemidrejtimendryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin.
2. vetv., vet. v. III Shtrihetdrejtimendryshme diçkaështë e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet aroma e luleve. Përhapen rrezet e diellit.
3. vetv., vet. v. III Merr një shtrirje a përpjesëtimgjerë, zgjerohet; kap edhe vendetjera. Përhapet mbjelljasera. Përhapet përdorimi i pajisjeve kompjuterikemësim.
4. vetv., vet. v. III Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
5. vetv., vet. v. III Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rrethgjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve.
6. vetv. Shpërndahem e merrem me gjëratjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohemdiçka, hapem. U përhaphollësira (në gjërapanevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
7. pës. e PËRHÁP.
Sin.: shpërndahem, përndahem, hapem, shpërhapet, shpërderdhet, shkoqem, përshkoqem, përshkënditem, hallakatem, davaritem, zhdavaritet, tuhatem, damahushet, përbishtem, shqepem, shtrihem, zgjerohem, derdhem, bie, qarkullohem, shpërpallet, dal, shkon, vete, kalon, tërhapem, zgjerohem, përdegem, çakërdisem, pushtohem, shkapërderdhem, shprishem, zhvillohem, rritem, shtrapëzohet, dëgjohem, njihem, përvetësohet, popullarizohem, hapërdahem, zgjatem, hapem, tërhapem. shpërqendrohem, shtohem, tejçohet, tejshtrihet, rrezatohet, depërton, gëlon, jehon.

SHAKTISEM

SHAKTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përhapem sa andej-këndej pa rregull, çakërdisem. Mos u shaktisni! Shaktisem kur kam provim. U shaktis sa andej-këndej pa ndonjë arsye.
2. vetv., fig. Prishem nga mendja, hutohem. Sa e pa, u shaktis. U shaktisa e nuk dëgjojaasgjë.
3. vet. v. III., pës. e SHAKTÍS. Shaktisej krejt prej saj. Fëmijët janë shaktisur nga interneti.
Sin.: shpërndahem, hapërdahem, hallakatem, hutohem, çakërdisem, çoroditem, turbullohem, trullosem.

SHKAPËRDAHEM

SHKAPËRDÁ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shpërndahem sa andej-këtej. Retë u shkapërndanë. Njerëzit u shkapërndanë për shkakshiut.
2. fig. Përhapet diçka poshtë e lart. Iu shkapërdanë fjalët.
3. pës. e SHKAPËRDÁJ.
Sin.: ndahem, përndahem, hapërdahem, shpërhapem, shkapërderdhem, përhapet, shpërkoqet, shpërndahet, davaritet, zhdavaritet, shkalafitet.

TARASHKATEM

TARASHKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Largohemshenjë pakënaqësie me të ardhur dikush, me të cilin nuk shkoj mirë ose ngaqë ka vese. Sapo hyri i dehuri, u tarashkatën të pranishmit.
2. vetv. Hapërdahem, hallakatem, shpërndahem. Qentë iu sulën ujkut dhe kopeja u tarashkat u shpërnda e trembur.
3. pës. e TARASHKÁT.
Sin.: hapërdahem, hallakatem, shpërndahem.

TRUÇKATEM

TRUÇKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shpërndahem kuturu, përhapem rrëmujshëm; hapërdahem, hallakatem. U truçkatën pulat se ra shqipja. Kopeja ishte truçkaturlëndinë.
2. pës. e TRUÇKÁT.

ÇAKËRDISEM

ÇAKËRDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., v. III. Shpërndahet andej-këndejmënyrëçrregullt, në rrëmujë. U çakërdis bagëtia. U çakërdisën fëmijët. U çakërdisën si zogjtë e korbit.
2. fig., vetv. prishet mendja, bëhem si i hutuar e nuk di si të veproj; hutohem. U çakërdis nga mendtë. U çakërdis nga telashet e shumta. Shpirti i saj çakërdisej.
3. fig., vetv. Humb kontrollin dhe sillem si i çmendur. Ai çakërdisej e shfrynte kundër tyre. Mendja i është çakërdisur kapedanit. Zemra i çakërdisej në kraharor.
Sin.: përhapem, shpërndahem, hallakatem, hutohem, ngatërrohem, hapërdahem, çoroditem.
M’u çakërdis *mendja.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.