Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hanko”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUDI

DUDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. zool. (lat. Columba risorii) Kumri. Këndon dudia.
2. fig., bised. Vajzë a grua shumë e bukur e tërheqëse. Mos na qaj nuse dudia, /Se të prishet bukuria. (folk.). Shkon dudia e me gojë s’u flet. (folk.).
3. vjet. Përdorej për t’iu drejtuar me nderim grave myslimaneshkuaramoshë; zonjë. Kërkonin hanko dudinë.

HANËME

HANËM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Titull nderimi për një grua; zonjë e madhe. Hanëmet e bejlerëve.
2. mospërf. Grua, së cilës nuk i pëlqenpunojë dhe sillet si pronare e madhe. Hanëme e rëndë ajo!.
Sin.: zonjë, hanko, damë, hane.

ZONJË

ZÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përdoret kur i drejtohemi me nderim a me mirësjellje një gruaje të martuar, më të madhe në moshë ose të moshuar; përdoret kur i drejtohemi një gruaje zyrtarisht. - Urdhëroni, zonjë! Zonjë shtëpie amvisë. - Të nderuara zonja! - Zonja dhe zotërinj të pranishëm në sallë!

2. bised. Grua shumë e mirë, e sjellshme dhe e fisnike. Është grua zonjë. Është zonjë e vërtetë.

3. vjet. Grua e një familjeje të pasur dhe me shërbëtorë; gruaja e një zotërie. Zonja e beut (e agait). Punoj te një zonjë. E thirri zonja. Mjeri unë ç’jam në kurbet, ç’më lypet ashikëria, shkon zonja me gojë s’flet, e gjettë nga Perëndia. (folk.).

4. iron. Grua, së cilës nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten me të madh. Zonjë e rëndë! Është zonjë e madhe ajo!

5. fig., vet. nj. Diçka e begatshme dhe e bukur; diçka që ka fituar nderimin e të tjerëve. Shqipëria është bërë zonjë.

6. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta. Zonjë e bukur (bot.) helmarinë. Zonjë e mirë (euf.) sëmundja e lisë.

7. si mb. Shumë e mirë, e sjellshme, që të ngjall nderim (për një grua). Është grua zonjë. Hesht, mos qaj, nuse zonjë, Se të prishet bukuria. (folk.).

Sin.: fisnike, hanëme, hanko, dudi, damë, e mirë, e sjellshme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.