Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAMÉNDËS,~E mb. Që të bën të marrësh me mend diçka; hamendësues. Mendimet hamendëse nuk më pëlqejnë!
✱Sin.: hamendësor, i hamendësuar, mëdyshës.
HAMENDËSÓR,~E mb. 1. I hamendësuar.
2. Hamendës, mëdyshës. Veprim hamendësor. Situatë hamendësore.
✱Sin.: i supozuar, i nënkuptuar, hipotetik, hamendësues, i pandehur.
HAMENDËSÚAR (i, e) mb. Që është hamendësuar; që është marrë me hamendje; i pandehur. Bisedë e hamendësuar. Vlerësim i hamendësuar. Pyetje të ndryshme për t’u hamendësuar.
✱Sin.: hamendësor, i supozuar, i nënkuptuar, hipotetik, i dyshuar, i pandehur.
HAMENDËSÚES,~E mb. Që të bën ta marrësh me hamendje; hamendësor. Tinguj hamendësues.
✱Sin.: hipotetik, supozues, hamendësues.
HAMENDËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të merret me mend; që hamendësohet. Veprim i hamendësueshëm.
✱Sin.: i hamendshëm, hamendësues, hamendësor, i nënkuptueshëm, hipotetik, i supozueshëm, i dyshueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë